Future for Youth Movement

Iniciativa e burrave të rinj (YMI)

Deklarata e Lëvizjes e Ardhmja për Rininë (Future4Youth)

Lëvizja e ardhmja për rininë (Future4Youth), e mbledhur rreth Niciativës e burrave të Rinj (YMI), synon të bashkojë zëra të ndryshëm në shoqëri – prindër, mësues dhe qytetarë të tjerë të interesuar për të njëjtin qëllim: adresimin e çështjeve të parandalimit të dhunës, barazisë gjinore, aftësitë për jetën dhe edukimin shëndetësor në shkollat anembanë Ballkanit.

Ne duam të bashkohemi me të gjithë individët, organizatat dhe institucionet me qëllime të mira dhe të përkushtuara që mendojnë njësoj si ne – veçanërisht të rinjtë dhe prindërit e tyre, mësuesit, edukatorët e bashkëmoshatarë, punonjësit sportivë dhe social, si dhe pedagogët, psikologët, aktivistët dhe anëtarë të akademisë që ndajnë të njëjtat vlera dhe vizion se si të arrihet një shoqëri më e mirë, më e drejtë dhe më e barabartë.

NDRYSHIMI QË DUAM TË SHIKOJMË:

• Programet e edukimit për aftësitë e jetës si Programi Y po bëhen pjesë e detyrueshme e programit zyrtar shkollor në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

• Platforma Future4Youth vepron si qendër burimore për edukim në fushën e aftësive jetësore dhe veprimit të përbashkët në nivel lokal, kombëtar dhe rajonal.

• Shoqëria fuqizohet në mënyrë afatgjate për të vepruar në parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, përvetësimin e aftësive për jetën dhe edukimin shëndetësor në shkolla.

• Qëndrimet dhe sjelljet e të rinjve në Ballkan po ndryshojnë.

* * * *

Nisma e të rinjve (YMI) është një platformë rajonale e organizatave, e mbledhur rreth CARE International Balkans. Filloi si projekt në vitin 2006 dhe po zbatohet në Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi, Kroaci, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë. Ajo u drejtohet të rinjve në rajon me objektivin e ndërtimit të njohurive dhe qëndrimeve të tyre në lidhje me barazinë gjinore, stilet e shëndetshme të jetesës dhe uljen e nivelit të të gjitha llojeve të dhunës. Deri më tani, mbi 100,000 nxënës të shkollave të mesme nga 130 komunitete kanë marrë pjesë në programet e edukimit për aftësitë jetësore të zbatuara nga CARE në bashkëpunim me partnerët lokalë – organizatat rinore nga rajoni: Status M – Zagreb, Qendra E8 – Beograd, Smart Kolektiv – Beograd, Instituti për Popullësi dhe zhvillim – Sarajevë, Instituti Perpetuum Mobile – Banja Luka, Youth Power – Mostar, SIT – Qendra për Këshillim, shërbime sociale dhe hulumtime dhe YMCA – Prishtinë, Aft for Society – Tiranë dhe Qendra për Kërkim dhe Krijim Politikash – Shkup.

Metodologjia e Programit Y mbështetet në parandalimin e dhunës dhe problemeve sociale, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, edukimin shëndetësor dhe promovimin e rritjes personale dhe sociale si një komponent kyçe e edukimit të aftësive jetësore në shkolla. Qasja jonë bazohet në adresimin e pabarazive gjinore dhe promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës në mënyrë të tillë që t’u mundësojë djemve dhe vajzave dhe të rinjve dhe të rejave të realizojnë plotësisht potencialin e tyre në rrugën drejt pjekurisë.

• CARE dhe partnerët kanë prezantuar metodologjinë e programit Y në shkollat anembanë rajonit dhe kanë marrë akreditim nga ministritë përkatëse të arsimit në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë.

• Studentët pjesëmarrës në Programin Y tregojnë ndryshime pozitive në qëndrimet ndaj dhunës me bazë gjinore dhe dhunës ndërpersonale tek të rinjtë.

• Hulumtimi ynë rajonal nga qershori 2019 tregoi se më shumë se 90% e njerëzve mendojnë se edukimi në aftësitë e jetës është thelbësor për të rinjtë dhe janë të gatshëm ta mbështesin atë. Parandalimi i dhunës dhe promovimi i komunikimit jo të dhunshëm është parë si çështjet më të rëndësishme që duhen trajtuar dhe si diçka që duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë.

Nëse dëshironi që programet e edukimit për aftësitë e jetës si Programi Y të bëhen pjesë e detyrueshme e kurrikulës zyrtare shkollore në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor – mbështesni e Ardhmja për Rininë dhe nënshkruani DEKLARATËN:

Me anë të kësaj deklarate:

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023