Y+ event in Banja Luka “Zbulimi i potencialeve të reja në punën me të rinjtë në rrezik”

28 Nëntor, 2023 Lajmet, Lajmet e YMI-të

CARE International Balkans së bashku me partnerët e saj, Status M nga Zagrebi, Qendra E8 nga Beogradi dhe Perpetuum Mobile – Instituti për Rininë dhe Zhvillimin e Komunitetit nga Banja Luka, organizuan një takim rajonal të ekspertëve të quajtur “Zbulimi i potencialeve të reja në punën me të rinjtë në rrezik”. Kjo ngjarje u zhvillua më 23 nëntor 2023 duke ju dhënë të gjithë ekspertëve të interesuar një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi risitë dhe perspektivat në punën me të rinjtë në rrezik në Ballkanin Perëndimor

Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të institucioneve dhe ekspertë nga fusha të ndryshme që kanë të bëjnë me rininë, parandalimin e dhunës dhe radikalizimin e të rinjve, me qëllim që së bashku të eksplorojnë qasje të reja dhe efektive në punën me të rinjtë në rrezik. Një nga shembujt e metodologjive inovative arsimore të zhvilluara dhe të zbatuara në rajon është Programi (Y)outh+, i cili fokusohet në transformimin e jetës së të rinjve në rrezik, duke përfshirë të rinjtë jashtë shkollës, fëmijët pa kujdes prindëror dhe shkelësit e vegjël. Sfidat me të cilat përballen këta të rinj nuk janë probleme individuale, por çështje që shqetësojnë të gjithë shoqërinë.

Ky takim mblodhi së bashku përfaqësues nga sektorë të ndryshëm, duke përfshirë institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe të gjithë ata që kontribuojnë në krijimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë në punën e tyre.

Nëpërmjet diskutimeve në panel, shkëmbimit të praktikave efektive metodologjike dhe analizave të ekspertëve, pjesëmarrësit shkëmbyen ide për të përmirësuar shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve dhe për të kontribuar në mirëqenien e tyre të përgjithshme.

Aktiviteti zbatohet në kuadër të projektit “E ardhmja për të rinjtë: Të rinjtë si Liderë për Arsimin e Aftësive për Jetën në Ballkan” mbështetur nga Agjencia Austriake për Zhvillim, CARE Gjermania dhe zbatohet nga CARE International në bashkëpunim me rrjetin e organizatave të shoqërisë civile në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Ky program synon të luftojë dhunën ndërpersonale dhe me bazë gjinore, të promovojë barazinë gjinore dhe të adresojë çështjet kyçe që lidhen me ekstremizmin dhe dhunën midis të rinjve.

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023