Konferenca Rajonale “E ardhmja për rininë” u mbajt të mërkurën më 24.01.2024 në Qendrën Rinore Skenderija në Sarajevë, e cila mblodhi së bashku ekspertë, organizata dhe institucione të dedikuara për parandalimin e dhunës tek të rinjtë, promovimin e stileve të shëndetshme të jetesës dhe avancimit të barazisë gjinore.
Kjo ngjarje e rëndësishme shënon fundin e një projekti tre vjeçar të organizuar nga CARE International në bashkëpunim me partnerët rajonalë, me mbështetjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Zyrës Zvicerane për Bashkëpunim. Konferenca ofroi një platformë për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave për parandalimin e dhunës në shkolla, stilin e jetës së shëndetshme të të rinjve dhe rolin e institucioneve arsimore.
Të ftuar të shumtë të shquar, duke përfshirë Ambasadorin e Zvicrës Daniel Hunn dhe Zëvendës Ambasadorin e Austrisë në BeH Dominik Urak, Drejtori i CARE Gjermanisë Karl-Otto Zenter morën pjesë në këtë aktivitet. Në fjalimet e tyre ata theksuan rëndësinë e nismave për një të ardhme më të mirë të të rinjve në Ballkan.
Sumka Buçan, drejtore rajonale e CARE International Balkans, theksoi rëndësinë e një modeli gjithëpërfshirës që përfshin punën në shkolla dhe me të rinjtë në rrezik: “Parandalimi dhe puna për të ndryshuar qëndrimet dhe sjelljet janë çelësi për ndryshimin e normave shoqërore që nxisin dhunën dhe diskriminimin. ”
Diskutimi i panelit theksoi nevojën për një qasje multisektoriale dhe përfshirjen e aktorëve të ndryshëm në zgjidhjen e këtyre sfidave. Folësit, përfshirë Siroco Messereli, prof. Srxhan Dushaniç, M.Sc. Dr. Srxhan Ostojiç, znj. Krista Sila dhe Benjamin Hedzhiç diskutuan për qasjet dhe strategjitë e nevojshme.
Përmes temave të tyre, Sara Dereta, Kadri Gashi dhe Amer Dzhekman dhanë reflektime personale mbi sfidat dhe zgjidhjet që lidhen me rritjen në një shoqëri patriarkale, feminizmin, zakonet e shëndetshme dhe parandalimin e dhunës.
Nedim Micijeviç dhe Elizabeta Matkoviç folën për rreziqet dhe strategjitë parandaluese për të rinjtë, ndërsa psikologu Nikola Micijeviç paralajmëroi për nevojën e një lufte afatgjatë kundër dhunës. Armela Pengili prezantoi rëndësinë e bashkëpunimit me institucionet.
Gjithashtu duam të theksojmë dhe falënderojmë praninë e vullnetarëve dhe edukatorëve të shumtë nga i gjithë Ballkani Perëndimor, të cilët erdhën për të mbështetur dhe ndihmuar në realizimin e kësaj ngjarje madhështore
Duhet të theksohet se projekti u realizua në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj III (YMI – Nisma e Burrave të rinj): “Promovimi i stileve më të shëndetshme të jetesës dhe reduktimi i dhunës ndërpersonale mes të rinjve në Bosnjë dhe Hercegovinë duke sfiduar stereotipet gjinore III” dhe “E ardhmja për rininë: Të rinjtë si udhëheqës të edukimit të aftësive jetësore në Ballkan” mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe CARE International Bosnja dhe Hercegovina.