Rreth Nesh

KUSH JEMI NE

CARE është një organizatë udhëheqëse, jo-qeveritare, e ndihmës së parë dhe zhvillimit, që lufton varfërinë në nivel global.

Jo-politikë dhe jo-sektarë, ne operojmë çdo vit në më shumë se 70 vende në Afrikë, Azi, Amerikën Latine, Lindjen e Mesme dhe Evropën Lindore, duke arritur dhe ndihmuar pothuajse 60 milionë njerëz në komunitete të varfra.
CARE ndihmon në trajtimin e shkaqeve themelore të varfërisë në mënyrë që njerëzit të mund të bëhen të pavarur. CARE është shpesh një nga të parët që jep ndihmë urgjente për të mbijetuarit e fatkeqësive natyrore dhe luftës, menjëherë me përfundimin e krizave, ne i ndihmojmë njerëzit të rindërtojnë jetën e tyre. Edhe pse CARE është një organizatë e madhe ndërkombëtare me 12,000 punonjës në mbarë botën, ne kemi një prani të fortë lokale: 97% e stafit tonë janë shtetas të vendeve ku programet tona janë të aplikuara.

VIZIONI YNË

Të gjitha organizatat anëtare të CARE International ndajnë një vizion të përbashkët për të luftuar varfërinë në mbarë botën dhe për të mbrojtur dhe rritur dinjitetin njerëzor:

“Ne kërkojmë një botë të shpresës, tolerancës dhe drejtësisë sociale, ku varfëria është tejkaluar dhe njerëzit jetojnë në dinjitet dhe siguri. CARE do të jetë një forcë globale dhe partner i zgjedhur brenda një lëvizje mbarëbotërore dedikuar përfundimit të varfërisë. Ne do të jemi të njohur kudo për angazhimin tonë të patundur për mbrojtjen e dinjitetit e njerëzor “.

Në këtë kontekst, duke qenë se fatkeqësitë natyrore dhe ato të shkaktuara nga njeriu mund të çojnë në varfëri dhe shoqëri të zhvilluara, madje shpesh mund të zhdukin dhe vite punë dhe zhvillim, ndihma e menjëhershme dhe lehtësimi emergjent është një pjesë e rëndësishme e programit të CARE. CARE i kushton vëmendje të veçantë anëtarëve të margjinalizuar të shoqërisë dhe atyre më pak të aftë për të mbrojtur veten, veçanërisht gratë dhe fëmijët.

MISIONI YNË

Misioni CARE është që t’u shërbejë individëve dhe familjeve në komunitetet më të varfra në botë. Duke u fuqizuar nga diversiteti global, burimet dhe eksperienca, ne promovojmë zgjidhje innovative që gjithashtu janë dhe advokuese për një ndërgjegjësim global. Ne promovojmë ndyshyshimin e qëndrueshëm duke:

Fuqizuar kapacitetet e vetë-ndihmës

Siguruar mundësi ekonomike

Dërguar ndihmesën e parë në emergjenca

Ndikuar në vendime të politikave në të gjitha nivelet

Trajtuar diskriminimim në të gjitha format e tij

VLERAT TONA KRYESORE

Respekti- Ne njohim dinjitetin, potencialin dhe kontributin e pjesëmarrësve, donatorëve, partnerëve dhe stafit.
Ndershmëria-Ne veprojmë në përputhje me misionin e CARE, duke qenë të ndershëm dhe transparent në atë që bëjmë dhe themi, dhe pranojmë përgjegjësinë për veprimet tona kolektive dhe individuale.

Angazhim-Ne punojmë së bashku në mënyrë efektive për t’i shërbyer komunitetit.

Përsosmëri-Ne vazhdimisht sfidojmë veten në nivelet më të larta të të nxënit dhe performancës për të arritur një ndikim më të madh.
Ne jemi përgjegjës për të qenë në përputhje me këto parime dhe kërkojmë nga të tjerët që të na ndihmojnë ti arrijmë këto në maksimum, jo vetëm në programet tona, por në gjithçka që bëjmë.

Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit të CARE International.

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023