Përfshirja e Burrave dhe Djemve në Emergjenca

Si përgjigje ndaj krizës humanitare të shpërfaqur në Ballkan, prej vitit 2015, CARE Internacional në Ballkan ofron asistencë urgjente humatire për refugjatët dhe migrantët kur ata kalojnë nëpërmjet Serbisë në rrugën e tyre drejt shteteve të Bashkimit Evropian. CARE, në bashkëpunim me organizatat partnere, siguron ushqim, ofron strehë dhe gjësende tjera jo-ushqimore, ofron ujë, sanitari, higjienë (WASH), dhe mbrojtje.

Përgjatë asistencës emergjente, CARE dhe partnerët e tij lokal konsideruan të domosdoshme mbrojtjen e migrantëve që ishin meshkuj të rinj – shumica prej tyre të mitur pa përcjellje – si një prej grupeve me më së shumti nevojë për mbrojtje. Duke u bazuar në përvojën një dekadëshe të CARE në përfshirjen e djemve dhe burrave të rinj në programet e Ballkanit për parandalimin e dhunës, mënyrave të shëndosha të jetës, si dhe në iniciativat për barazi gjinore, ne kemi vendosur që të shfrytëzojmë Programin Y bashkë me Iniciativën Mirësevini (KIWI), të implementuar nga CARE në Gjermani dhe kështu të krijojmë një program të veçantë për të punuar me meshkujt e rinj migrantë dhe një program që është lehtë i adaptueshëm në ambiente të ndryshme dhe në grupe të ndryshme të burrave të rinj.

“Ishte argëtim dhe mësim. Jam në kamp tash e 10 muaj. Nuk kam marrë pjesë ndonjëherë në diçka kaq të mirë. Kam mësuar shumë prej jush, por kam mësuar edhe prej bashkëmoshatarëve të mi. Nuk e kam ditur që ata dijnë kaq shumë rreth këtyre temave. Ju nuk jeni si organizatat tjera që vijnë dhe na flasin me forcë, vetëm sa për të kaluar kohën. Shpresoj që nuk do jeni si organizatat tjera në fund të kësaj. Shpresoj që do vazhdoni të bëni gjëra të ngjashme, me qëllim që të tjerët të dëgjojnë rreth nesh.” Mouhamed, 17 vjeçar

Projekti “Iniciativa Mirësevini për Rininë Migrante” u implementua nga Nexus Vranje dhe Center E8 në Beograd, në periudhën 1 shtator 2017 – 21 mars 2018 me mbështetjen e CARE MENA dhe ADH Gjermani. Projekti u implementua në 6 Qendra të Pranimit prej 5 anëtarëve të Ekipit (4 në Serbi dhe 1 në Kroaci) dhe 746 burra të rinj të mitur pa përcjellje u përfshin në 74 punëtori dhe 16 aktivitete e kampanja motivuese. Një prej produkteve të drejtpërdrejta të projektit është Manuali për përfshirjen e Burrave dhe Djemve në Emergjenca.

Manuali përmbledhë përvojën e CARE në punën me migrantët meshkuj të rinj dhe shërben si mjet udhëzimi për punonjësit humanitarë, ndërmjetësuesit dhe edukatorët në punën e tyre me burra të rinj me prapavijë në migrim.

Manuali përbëhet prej:

  • Pasqyrë të përgjithshme të përvojës së CARE dhe pikëpamjet e CARE për krizën e burrave të rinj – një prezantim i të dhënave kualitative që buron prej punës sonë me meshkuj të rinj migrantë
  • Përfshirja e burrave dhe djemve në emergjenca – pasqyrë e intervenimeve të mundshme dhe këshilla se si t’u përgjigjemi drejt nevojave të djemve dhe burrave të rinj
  • Program edukativ për burrat e rinj dhe djemtë në krizë – udhëzues për implementimin e 13 punëtorive edukative
  • Aktivitete motivuese dhe aktivitete për t’i realizuar gjatë kohës së lirë – udhëzues për organizimin e aktiviteteve të ndryshme që rrisin motivimin për të marrë pjesë në punëtori si dhe pajisin burrat e rinj me shkathtësi për t’u bërë qytetarë aktiv
  • Përmbyllje dhe kontakte

Burimet

On the road to Europe - PLA

2018, Care

Gender norms among young men in the migrant community in Serbia. This participative qualitative study was conducted as a part of “Welcome Initiative for Migrant Youth” project that aims to provide adequate protection for young migrants – unaccompanied minors settled in the reception centers in the South of Serbia, through educational workshops and awareness raising in issues like healthy li

4.31 MB

Përfshirja e Burrave dhe Djemve në Emergjenca

2018-03, CARE International Balkans

Si përgjigje ndaj krizës humanitare të shpërfaqur në Ballkan, prej vitit 2015, CARE Internacional në Ballkan ofron asistencë urgjente humatire për refugjatët dhe migrantët kur ata kalojnë nëpërmjet Serbisë në rrugën e tyre drejt shteteve të Bashkimit Evropian. CARE, në bashkëpunim me organizatat partnere, siguron ushqim, ofron strehë dhe gjësende tjera jo-ushqimore, ofron ujë

7.01 MB
  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva