Komponenti ADA

“Burrat dhe djemtë si partner në promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e ekstremizmit rinor dhe dhunës në Ballkan” projekti filloj më 1 tetor 2017 dhe mbështetet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim.

Projekti Burrat dhe djemtë si partner në promovimin e barazisë gjinore, parandalimin e ekstremizmit rinor dhe dhunës në Ballkan ose Iniciativa e Djemve të rinj II (YMI II) ndërtohet mbi përpjekjet gjithëpërfshirëse dhe programore të CARE për të luftuar dhunën ndërpersonale dhe dhunën me bazë gjinore (GBV) si dhe përmirëson barazinë gjinore në rajon dhe adreson çështjet parandaluese që lidhen me ekstremizmin dhe dhunën rinore.

Objektiva e projektit është të mundësojë shoqëri pozitive dhe paqësore për të rinjtë në Serbi, Kosovë, Shqipëri dhe Bosnjë e Hercegovinë, që mbështesin barazinë gjinore, ulin dhunën ndërpersonale dhe ekstremizmin e saj. Objektiva specifike e projektit është të përmirësojë OJQ-të rinore dhe kapacitetet qeveritare për të integruar programin e rinisë – Aftësitë Jetësore të kurikulës edukative në strategjitë aktuale të politikave të arsimit dhe të rinisë me qëllim për të forcuar përpjekjet e qeverisë dhe shoqërisë civile në lidhje me përfshirjen e të rinjve të ekspozuar ndaj ekstremizmit. Qëllimi i këtij projekti është të rrisë dhe të integrojë arritjet e mëparshme në lidhje me zbatimin e programit të Aftësive për Transformimin Gjinor, ose shkurt Programin Y, përmes avokimit të synuar dhe një bashkëpunimi të ngushtë me palët relevante të interesit përmes mbështetjes së ndërtimit të lëvizjes / koalicionit përmes zhvillimit të aleanës që angazhojnë prindërit dhe qytetarët në përkrahjen e barazisë gjinore dhe fokusimit në programin e edukimit të aftësive jetësore.

Një nga rezultatet kryesore të projektit është zhvillimi i mjeteve edukative për ngritjen e aktiviteteve të tilla si edukimi online dhe bashkëpunimi me universitetet në trajnimin e edukatorëve të rinj. Për të përmirësuar këtë proces, CARE do të pilotojë programin Y në shkollat e mesme profesionale të përzgjedhura, ku shkollat do të marrin udhëheqjen e zbatimit me mbështetjen e partnerëve lokal të CARE ku dhe do të identifikoj aleatët ndërmjet mësuesve, të cilët do të veprojnë si trajnerë të trajnerëve (ToT) dhe të rinjve të angazhuar si edukatorë të bashkëmoshatarëve.

Përveç kësaj, një model i ri gjithëpërfshirës, Programi Y plus do të pilotohet duke punuar me një grup më të zgjedhur të rinisë të prekur nga dhuna dhe ekstremizmi. Ky model kërkon të rris lidhjet e komunitetit dhe të adresojë shtresat e shumta të përjashtimit që shpesh çojn në ekstremizëm. Organizatat partnere lokale të CARE-it gjithnjë e më shumë njihen si aktorë kyç nga aktorët publikë në fushën e angazhimit të burrave, punës me rini dhe barazinë gjinore.

Përkrahur nga projekti, partnerët do të nisin fushata që synojnë rinin dhe komunitetet e përzgjedhura, rreth gjuhës së urrejtjes dhe promovimin e rolit pozitiv të të gjithë anëtarëve të komunitetit në adresimin e ekstremizmit dhe dhunës. Projekti do të bazohet kryesisht në përdorimin e mediave sociale, por gjithashtu do të përfshijë mediat me famë dhe artin për të dërguar mesazhe të mëtejshme dhe për të arritur grupet vulnerabël. Palët relevante përfshijnë Ministrinë e Arsimit, agjencitë gjinore publike, institucionet akademike, shkollat e mesme, edukatorët, mediat dhe aktorët e tjerë relevantë. Projekti YMI II do të zbatohet në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë dhe Serbi dhe do të synojë të rinjtë, veçanërisht të rinjtë të prekur ndaj dhunës dhe sjelljeve anti-shoqërore për të forcuar aftësitë kryesore të tyre, njohuritë, qëndrimet që mbështesin sjelljet e përmirësojn normat e barabarta gjinore dhe jo të dhunëshme.

Nëpërmjet këtij projekti do të arrihen gjithsej 56.800 njerëz: 150 mësues, 5000 studentë, 150 studentë universiteti, 50.200 të rinj, 1100 prindër / qytetarë, 100 anëtarë të komunitetit dhe 100 udhëheqës të lëvizjes.

Kohëzgjatja:

1 Tetor 2017 –30 Shtator 2020.

Partneret:

Center E8 - Belgrade
YMCA
Act for Society – Tirana
Institute Perpetuum Mobile – Banja Luka
SMART kolektiv Belgrade
SIT

Supported by:

ADC - Austrian Development Cooperation
OAK - OAK Foundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023