Nuk mund të ketë barazi gjinore pa ndarje të barabartë të punës së papaguar e cila përfshin kujdesin e fëmijëve dhe punët shtëpiake.
Statusi M ka promovuar atësinë e angazhuar për vite me rradhë dhe inkurajon burrat të bëhen aktorë aktivë dhe të kujdesshëm. Përveç zbatimit të workshopeve të Programit T me baballarët në kopshte dhe burgje dhe organizimin e Festivalit vjetor të Etërve, ne kemi punuar në mënyrë aktive me ekspertë. Me kalimin e viteve, ne kemi trajnuar profesionistë të shumtë dhe i kemi inkurajuar ata të promovojnë barazinë gjinore në jetën familjare.
E fundit në një seri ngjarjesh të tilla trajnuese ishte një seminar i mbajtur në 9 dhe 10 korrik i cili mblodhi 15 punonjës socialë dhe psikologë që punojnë me burra. Qëllimi ynë ishte t’i prezantonim pjesëmarrësit me metodologjinë e Programit T i cili ofron strategji konkrete për përfshirjen e burrave në prindërimin aktiv nga shtatzënia deri në fëmijërinë e hershme.
Seminari u dha pjesëmarrësve mjetet e nevojshme për të promovuar përfshirjen e burrave në sigurimin e mirëqenies së nënave dhe fëmijëve – nga propozimet teorike deri në punëtori konkrete për punë të drejtpërdrejtë në grup me baballarë. Përmes metodave interaktive ndërvepruese dhe punëtorive demo, pjesëmarrësit fituan aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur me baballarët dhe baballarët e ardhshëm për të inkurajuar prindërimin aktiv, promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës ndaj grave dhe fëmijëve.
Pjesëmarrësit ishin jashtëzakonisht të kënaqur me seminarin. Shumë thanë që përmbajtja do të ishte shumë e dobishme për punën e tyre në të ardhmen, veçanërisht seminaret demo të cilat u lejuan atyre të bënin atë që kishin mësuar në praktikë. Ata gjithashtu thanë se janë të interesuar për bashkëpunimin e ardhshëm me Statusin M në këto tema.
Nuk ishte e thjeshtë të përzgjidhje pjesëmarrës nga më shumë se 90 aplikacione me cilësi. Për shkak të arsyeve shëndetësore, ne vendosëm të punojmë me një grup të vogël, por në vjeshtën e ardhshme, ne planifikojmë të organizojmë edhe dy seminare për të lejuar sa më shumë ekspertë të interesuar të marrin pjesë.
Aktiviteti u implementua nga Statur M në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj II – Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunë dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, mbështetur nga CAREInternational Ballkan, Agjecioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation