January 2021 – December 2023
Projekti Iniciativa e Djemve të Rinj (YMI): Promovimi i Mënyrës së Shëndetshme të Jetesës dhe Zvogëlimi i Dhunës Ndërpersonale tek të Rinjtë në Bosnjë dhe Hercegovinë duke Sfiduar Stereotipet Gjinore: Faza III filloi në janar 2021 dhe mbështetet nga Qeveria e Zvicrës dhe CARE Gjermania.
Programimi transformues gjinor në kuadër të projekteve të Iniciativës së Djemve të Rinj filloi në 2006 dhe me mbështeten e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) në dy fazat e fundit (2014-2017; 2017 – aktual) ka sjellë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e shoqërive pozitive dhe paqësore dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për të rinjtë në Bosnje dhe Herzegovinë (BeH), si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim, CARE Gjermania dhe Fondacionin Oak nga Zvicra.
Faza e tretë (2021-2023) është përqendruar në krjimin e zgjidhjeve sistematike të prekshme, afatgjata, më e rëndësishmja prej të cilave integrimin zyrtar të Programit Y (për shkollat e mesme) dhe Programit E (për klasat e larta të shkollave fillore) si pjesë e detyrueshme e kurrikulave përtej kohëzgjatjes së projektit në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me Ministritë e Arsimit. CARE dhe partnerët e saj Shoqata XY nga Sarajeva, Instituti Perpetuum Mobile nga Banja Luka dhe Youth Power nga Mostari do të vazhdojnë të ndërtojnë mbi arritjet e dy fazave të para dhe të sigurojnë realizimin e zgjidhjeve adekuate që do të zgjasin përtej jetës së projektit.
Faza e tretë e YMI-së është e përqendruar në krijimin e një mjedisi që ofron mundësi për zgjidhje sistematike afatgjata për edukimin e aftësive jetësore të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Të gjitha përpjekjet do të bashkohen për të përmbushur qëllimin e përgjithshëm për të kontribuar në një shoqëri pozitive dhe paqësore për të rinjtë në BeH që mbështesin barazinë gjinore dhe zvogëlojnë dhunën ndërpersonale.
Për ndërtimin dhe tejkalimin e arritjeve të mëparshme, faza III e YMI në mënyrë specifike (objektiv specifik) do të nxisë aprovimin e programeve mësimore të shkathtësive jetësore nga institucionet arsimore, duke u mundësuar mësimdhënësve të mbështesin të rinjtë në zhvillimin e një sjelljeje të barabartë gjinore, të shëndetshme, jo të dhunshme dhe në këtë mënyrë të lehtësojë kalimin e tyre të qetë nga adoleshenca në moshën e rritur.
Kjo do të arrihet përmes angazhimit në institucionalizimin, standardizimin dhe sigurimin e cilësisë së Programit gjithëpërfshirës Y në shkollat e mesme si dhe pilotimin dhe zbatimin e Programit E për edukimin e jetesës së shëndetshme në shkollat fillore në BeH. Për më tepër, YMI III do të vazhdojë në hapjen e rrugës për ndryshime shoqërore në BeH duke mbledhur mbështetjen e lëvizjes/ndërtimin e koalicioneve përmes zhvillimit të aleancave të reja që angazhojnë mësimdhënës, prindër, universitete, përfaqësues të mediave, të rinj dhe qytetarë në mbështetjen e barazisë gjinore duke u përqendruar në programin për edukimin e shkathtësive të jetës.
Ne presim që programi gjatë periudhës së tij tre vjeçare të arrijë në 10,000 nxënës dhe 300 mësimdhënës të shkollave të mesme dhe fillore. Lidhur me universitetet, 100 studentë të universitetit do të regjistrohen, ndërsa 20 pjesëtarë të stafit akademik gjithashtu do të angazhohen në përfshirjen e Programit Y në kurrikulën universitare. Aktivitetet e fushatës dhe aktivitetet e lëvizjes YMI supozohet të arrijnë 200,000 njerëz kryesisht në 8 komunitete të synuara, por edhe në të gjithë vendin.