Djemtë e rinj adoleshentë në Ballkan hasin shumë rreziqe dhe sfida në jetën e tyre të përditshme. Kjo është një fazë kritike për zhvillimin e djemve adoleshentë në Ballkan, veçanërisht në lidhje me ndikimet shoqërore dhe të bashkëmoshatarëve. Të rinjtë po formësojnë dhe formulojnë qëndrimet dhe sjelljet e tyre përreth burrërisë bazuar në ndikimet e shoqërisë. Tensionet rajonale dhe kriza ekonomike përkeqësojnë situatën dhe shtojnë një pasiguri mbi të ardhmen për djemtë në përgjithësi. Për shumë, përvojat e tyre të përditshme përfshijnë dhunën si viktima dhe shkaktarë të saj. Përveç kësaj, shumë prej tyre mbajnë qëndrime dhe sjellje jo të barabarta rreth gjinisë, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe i vendos ata në rreziqe më të mëdha për jetesën jo të shëndetshme.
Rajoni vazhdon të përballet me dhunën midis të rinjve, me baza gjinore, politike, apo shkaktarë të tjerë të ndryshëm si homophobia apo bullizëm. Ndërsa shoqëritë patriarkale janë dhe shumë të ndikuar nga elita fetare. Politika dhe media vazhdojnë ende të promovojnë një imazh aspak pozitiv të maskilitetit për djemtë e rinj-shpesh herë dhe me pasoja negative për të rinjtë në të gjithë rajonin.
Ne besojmë se duke trajtuar pabarazitë gjinore dhe duke promovuar versione të shëndetshme të mashkulloritetit dhe burrërisë, djemtë / të rinjtë kanë mundësi të arrijnë ka potencial të plotë në shoqëri. Në shoqëritë ku barazia gjinore është më e përhapura, përfitimet për burrat dhe gratë shihen përmes marrëdhënieve më të barabarta, rezultateve më të mira shëndetësore për burrat dhe të drejtave më të mëdha të njeriut për të gjithë qytetarët.