Young Men Initiative – djemtë dhe burrat si aleatë në parandalimin e dhunës dhe transformimin gjinor në Ballkanin Perëndimor
Djemtë dhe Burrat si Aleatë në Parandalimin e Dhunës dhe Transformimin Gjinor në Ballkanin Perëndimor ose Young Men Initiative (YMI) bazohet në përpjekjet gjithëpërfshirëse dhe programore të CARE për të luftuar dhunën ndërpersonale dhe gjinore (GBV-Gender Based Violence) si dhe për të përmirësuar barazinë gjinore në rajon. Projekti YMI do të zbatohet në Shqipëri, Bosnjë dhe Herzegovinë, Kosovë dhe Serbi dhe do të synojë të rinjtë për të ndërtuar njohuritë dhe qëndrimet e tyre në lidhje me barazinë gjinore dhe stilet e shëndetshme të jetesës dhe për të ulur nivelet e GBV. Gender Transformative Life Skills program (Program M) është në qendër të kësaj përpjekjeje. Projekti aktual synon të rrisë dhe të integrojë arritjet e mëparshme në lidhje me zbatimin e Programit M nëpërmjet avokimit të synuar dhe një bashkëpunimi të ngushtë me Ministritë e Arsimit, agjencitë publike gjinore, institucionet akademike, shkollat e mesme, edukatorët, mediat dhe aktorët e tjerë. Një nga objektivat kryesore të projektit është futja e Programit M në Kurrikulat Arsimore Kombëtare dhe marrja e një akreditimi zyrtar për trajnimin e mësuesve.
Për të përmirësuar këtë proces, CARE do të pilotojë Programin M në shkollat e mesme profesionale të përzgjedhura në rajon dhe do të identifikojë “partnerët mes mësuesve”, të cilët do të veprojnë si trajnerë të trajnerëve (ToT). Për të arritur edukatorët në fazat e hershme të karrierës, projekti do të synojë edhe studentët e trajnuar për mësuesi në universitete. Përveç kësaj, drejtuesit e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe përfaqësues nga OJQ të tjera do të përfshihen në ngritjen e kapaciteteve.
Organizatat partnere lokale të CARE-it gjithnjë e më shumë njihen si aktorë kyçë nga aktorët publikë në fushën e angazhimit të burrave, punës rinore dhe barazisë gjinore. Përkrahur nga projekti, partnerët do të fillojnë fushatat që synojnë veçanërisht të rinjtë, por edhe baballarët, dhënësit e kujdesit për meshkuj, trajnerët dhe modelet e tjera mashkullore, duke përmirësuar kështu njohuritë dhe qëndrimet e tyre mbi barazinë gjinore dhe prindërimin dhe për të luftuar dhunën me bazë gjinore në familje. Projekti do të bazohet kryesisht në përdorimin e mediave sociale, por gjithashtu do të përfshijë mediat popullore.
Qasja strategjike e CARE është të bashkëpunojë me organizatat lokale partnere dhe të forcojë sistematikisht kapacitetet e tyre. Projekti do të mbështesë përpjekjet e partnerëve të CARE-së për t’u bërë qendra kombëtare të resurseve në lidhje me barazinë gjinore. Partnerët vendor do të kryejnë hulumtime dhe do të nxisin praktikat e mira dhe debatin e politikave me qëllim të angazhimit të djemve dhe burrave në barazinë gjinore dhe të kontribuojnë në reduktimin e dhunës me bazë gjinore. Projekti do të zhvillojë më tej përpjekjet e avokimit duke hyrë në partneritet me Organizatën për Media të Evropës Juglindore (SEEMO).
Për të përmirësuar barazinë gjinore dhe për të ulur dhunën ndërpersonale dhe gjinore brenda shoqërive Serbe, Boshnjake, Shqiptare dhe Kosovare.
Qëllimi i projektit është rritja e pranimit të mënyrave të jetesës së shëndoshë, jo të dhunshme dhe barazisë gjinore midis djemve dhe burrave (dhe vajzave dhe grave) që marrin pjesë në program.
Vendndodhja
Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Shqipëria.
Organizata Partnere | |
---|---|
|
|
Donatorë | |
---|---|
Austrian Development Cooperation | |
OAK Foundation | |
Kohëzgjatja | |
36 Muaj: 1 Dhjetor 2013-30 Nëntor 2016 | |
Për më tepër informacion na kontaktoni. |