Komponenti OAK

Projekti “Të rinjtë si udhëheqës të ardhshëm për promovimin e aftësive të jetës (YMI III)” filloi më 1 maj 2021 dhe mbështetet nga Fondacioni Oak.

Faza e tretë e YMI do të përqendrohet në fuqizimin e mëtejshëm dhe krijimin e një mjedisi që ofron mundësi për zgjidhje sistematike afatgjata për edukimin e aftësive jetësore të nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Të gjitha përpjekjet do të bashkohen për të përmbushur qëllimin e përgjithshëm për të kontribuar në një shoqëri pozitive dhe paqësore për të rinjtë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, që mbështesin barazinë gjinore dhe zvogëlojnë dhunën ndërpersonale.

Objektivat dhe rezultatet specifike të projektit:

Objektiva 1

Të vazhdoj zbatimi i Programit Y në shkollat e mesme dhe të prezantohet metodologjia në kuadër të lëndëve jo-të detyrueshme në universitetet në BeH dhe Kosovë. 

Rezultatet e pritshme:

  • Të paktën 21 shkolla të mesme në BeH dhe 18 shkolla të mesme në Kosovë zbatojnë Programin Y dhe 4 shkolla të ekselencës janë të themeluara. 
  • Të paktën 100 mësimdhënës (F / M) dhe 60 (F / M) edukatorë bashkëmoshatarë janë trajnuar (çertifikuar) dhe janë të aftë për të zbatuar Programin Y në shkollat ​​e mesme. Ata janë të aftë për të mbështetur adoleshentët në zhvillimin e sjelljeve të shëndetshme, jo të dhunshme, dhe të barabarta gjinore.
  • Sistemet arsimore të Kosovës dhe BeH kanë përqafuar dhe zbatuar profesionalisht standarde të reja për zhvillimin e të rinjve dhe edukimin e aftësive të jetës.
  • Nxënësit e shkollave të mesme në Kosovë dhe BeH (4.000) kanë zhvilluar / fituar aftësitë e jetës dhe janë në gjendje të kalojnë nga adoleshenca në moshën e rritur me qëndrime të shëndetshme, jo të dhunshme dhe të barabarta gjinore.
  • Udhëzimet për prezantimin/futjen e Programit Y në lëndët e studentëve të universitetit janë zhvilluar në partneritet me stafin e universitetit dhe partnerët lokalë në të dy vendet. Të paktën tre institucione akademike kanë integruar Programin Y në lëndët e tyre jo të detyrueshme dhe të paktën 50 studentë të universitetit kanë marrë pjesë në punëtoritë e Programit Y.
  • Stafit mësimdhënës dhe studentëve të universiteteve u është mundësuar integrimi i aftësive jetësore në punën e tyre bazuar në programet e zgjeruara universitare duke përdorur metodologjinë e Programit Y. 

Objektiva 2:

Të mobilizojë komunitetet në BeH dhe Kosovë për të ndërmarrë një rol aktiv në ndryshimin e politikave arsimore dhe ngritjen e kapaciteteve të partnerëve lokalë për të siguruar qëndrueshmëri të zbatimit të Programit Y.

Rezultatet e pritura:

  • Të paktën 15.000 përfitues janë arritur nga aktivitetet e ndërgjegjësimit dhe fushatat e komunitetit dhe të paktën 100 përfaqësues nga palë e interesit kanë marrë pjesë në zhvillimin dhe zbatimin e fushatave.
    • Komunitetet në BeH dhe Kosovë njohin vlerat dhe përfitimet e programit.
    • Organizatat lokale partnere kanë fituar aftësi dhe kapacitete të kënaqshme dhe janë në gjendje të veprojnë si qendra mësimore. Ata njihen si pionierë në edukimin e aftësive të jetës në vendet e tyre dhe kanë një grup të ekspertëve të trajnuar në ofrimin e Programit Y.

Për ndërtimin dhe tejkalimin e arritjeve të mëparshme – faza III e YMI do të mbështesë në mënyrë specifike institucionet arsimore që të miratojnë programe mësimore për aftësitë jetësore, si dhe do të fuqizojë mësimdhënësit për të mbështetur të rinjtë në zhvillimin e sjelljeve të shëndetshme, jo të dhunshme, të barabarta gjinore; duke lehtësuar kështu kalimin e qetë të studentëve nga adoleshenca në moshën e rritur. Përqendrimi është vendosur në sigurimin e qëndrueshmërisë së programit dhe ndikimin afatgjatë në sistemet arsimore rajonale. Në këtë drejtim, ai do të kontribuojë në fuqizimin e stafit të institucioneve zyrtare arsimore përmes zhvillimit të aftësive të përshtatshme për zbatimin e programit të aftësive jetësore të CARE.

CARE do të vazhdojë të zbatojë këtë projekt së bashku me organizatat kryesore partnere lokale nga Bosnja dhe Hercegovina (Institute for Population and Development, Instituti Perpetuum Mobile Banja Luka dhe Youth Power Mostar) si dhe 5 organizata të vogla të të rinjve në të gjithë BeH si dhe organizata nga Kosova * (SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA Kosovë).

Kohëzgjatje:

01.05.2021 – 31.10.2022.

Partnerët:

Center E8 - Beograd
Institut Perpetuum Mobile – Banja Luka
YMCA
SIT

Supported by:

OAK - OAK Foundation
ADC - Austrian Development Cooperation
  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva