Organizata partnere e CARE, Youth Power zbatoi një fushatë si pjesë e “Ditës Ndërkombëtare kundër Abuzimit të Drogës” në 26 Qershor, 2020.
Fushata u organizua nga Anëtarët e Klubit Bonu Burre Mostar për të gjithë të rinjtë e interesuar për t’u bashkuar me këto aktivitete. Qëllimi ishte të paralajmëronte të rinjtë për problemin e abuzimit të drogës dhe t’i motivojë ata që të punojnë së bashku në të ardhmen për të parandaluar këtë problem.
Fushata u zhvillua përmes dy aktiviteteve. Aktiviteti i pare përbëhej nga një kuiz i shkurtër njohurish mbi problemet e abuzimit të drogës, ku anëtarët e KBB u përgjigjen pyetjeve përmes një platforme në internet. Pas kuizit, u mbajt një punëtori edukative.
Anëtarët patën mundësinë të arsimohen për efektet e dëmshme të barnave në shëndetin e njeriut. Ata diskutuan gjithashtu se si do të krijojnë një shoqëri pa drogë dhe si do të funksionojnë në të ardhmen për të rritur ndërgjegjësimin për këtë problem dhe pasojat e dëmshme që sjell droga për individët, si dhe shoqërinë në tërësi.
Aktiviteti është implementuar në kuadër të projektit Iniciativa e Burrave te Rinj II: “Promovimi i stileve të jetesës më të shëndetshme midis të rinjve në Bosnje dhe Hercegovinë duke Sfiduar Stereotipet Gjinore II”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane, Fondacioni Oak dhe CARE International ne Ballkan.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation