Më 16 Prill 2020 Anëtarët e Klubit Bonu Burrë nga Mostari patën një seancë në internet për shëndetin mendor, me Dijana Ivanišević, profesoreshë e psikologjisë nga Universiteti Džemal Bijedić.
Të rinjtë biseduan me psikologen se si duhet qëndruar pozitiv dhe si duhet ta ruajmë shëndetin mendor, për situatën aktuale dhe çfarë do të thotë kjo për të rinjtë, çfarë mund të bëjmë dhe si mund ta kalojmë kohën tonë në një mënyrë të mirë, pozitive.
Si vazhdim i seancës në internet, anëtari I KBB në Mostar u angazhua me Dijanan dhe dizjanerin grafik për të krijuar artikullin në lidhje me ruajtjen dhe kujdesin për shëndetin mendor në kohën e pandemisë së virusit Korona dhe izolimit në shtëpi. Njëzet (20) këshilla të paraqitura në formën e 5 infografikëve dhe një artikull janë krijuar dhe shpërndarë në mediat sociale. Fushata në internet ka angazhuar më shumë se 9000 të rinj. Një nga mesazhet kryesore të ndara brenda fushatës është si në vijim: Ne nuk jemi vetëm!
Është e qartë se “jeta në kohën e Koronës” sjell me vete kërcënime të mëdha për shëndetin fizik dhe mendor tek të gjithë ne. Megjithatë, gjërat nuk janë të gjitha të këqija. Ne e dimë se, në çdo situatë të keqe ose negative, ekziston diçka e mirë dhe pozitive nëse bëjmë përpjekje për të parë më larg dhe të konsiderojmë më mirë të gjithë situatën dhe të gjejmë një aspekt pozitiv, pavarësisht sa i vogël dhe në dukje i parëndësishëm mund të jetë. Gjithashtu, lajmi i mirë është se ne gjithmonë kemi një zgjedhje, mund të veprojmë dhe gjithashtu mund të mbështetemi në mbështetjen e dikujt sepse, aq të pashpresë dhe të dëshpëruar sa mund të duken gjërat, gjithmonë ekziston një zgjidhje. Ne nuk jemi vetëm. Ne nuk jemi të pafuqishëm, përveç nëse zgjedhim të jemi të pafuqishëm, sepse, çfarëdo që të na ndodhë, ne kemi mundësinë të dalim nga ajo situatë.
Vegëza me artikullin (gjuhë angleze)
Aktivitetet janë duke u implementuar nga Fuqia Rinore, Mostar në kuadër të projektit Iniciativa e Burrave të Rinj II (YMI): “Promovimi i stileve të jetesës më të shëndetshme tek të rinjtë në Bosnje dhe Hercegovinë duke Sfiduar Stereotipet Gjinore II”, i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, Fondacioni Oak, Agjensia Austriake e Zhvillimit dhe CARE International Ballkan.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation