Klubi Bonu Burrë përfundoi me sukses Nivelin e Dytë të Programit të Lidershipit

19 Maj, 2020 Lajmet

Përkundër situatës së izolimit, YMCA ktheu programin Leadership në formë digjitale dhe iu mundësoi të rinjëve dhe të rejave të Klubit Bonu Burrë të mblidhen çdo javë, në të njëjtin orar  në platformën ZOOM për të mësuar se si të bëhen liderët e së nesërmes!

Nëntë javë debate, diskutime, lojëra, e aktivitete të edukimit jo formal iu prezantuan shtatë pjesëtarëve.

Gjysma e këtij Niveli u realizua në aktivitete fizike, dhe të tjerat online. Megjithatë, ata përsëri morrën me vete një eksperiencë shumë të bukur, kuriozitete të reja, dhe krijuan një lidhje shumë të fortë në mes të grupit. Ky Nivell quhet Realiteti, dhe çdo takim ka një temë. 

Kujtojmë se këta shtatë pjesëtarë kanë kaluar në Nivelin e Parë të quajtur Komuniteti fillimisht, për të vazhduar më pas me të dytin. Teksa i pari është i dizajnuar që ta afrojë grupin më shumë me njëri tjetrin dhe t’i mësojë të funksionojnë si një person i vetëm; i dyti ju ka japur informacione më të përgjithësuara mbi liderët e mirë dhe të këqinjë, shëmbuj real nga e tërë bota, kanë mësuar për komunikimin e mirëfilltë, inspirimin, nevojat sipas teorisë së Hierarkisë së Maslow-it dhe frikat, kanë shikuar filmin “Freedom Writers” së bashku, dhe qershia mbi tortë, kanë mësuar për Sustainable Development Goals/Synimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm krijuar nga Kombet e Bashkuara. 

Reagimi i tyre për një plan që ka për synim të bëjë një botë më të mirë për të jetuar, ka qenë i mrekullueshëm. Të gjithëve iu ndryshoi botëkuptimi, duke u munduar të realizojnë një sfidë në kushte shtëpie. Për të përfunduar këtë rrugëtim, ata duhej të jepnin kontributin e tyre mbi njërën nga qëllimet e SDG-ve. Si kreativë që janë, dikush ndihmoi me punët e shtëpisë nënën, duke e shtyrë tërë familjen të ndihmojë dhe të ketë barazi gjinore së pari në shtëpitë tona, dikush ka pastruar mbeturinat në tokë në lagjet e tyre, dhe dikush i ka ndihmuar gjyshërit me sëmundjet e tyre duke u kujdesur që t’i marrin trajtimet e duhura.

Këta të rinjë dhe të reja janë treguar shumë të përgjegjshëm dhe të etur për të mësuar. Projekti YMI iu ka japur edhe një çertifikatë më shumë për të pasuruar CV-në e tyre. E ardhmja shihet se do të premtojë shumë suksese për talente si ta. E kur krejt kjo situatë të përfundojë, dhe organizata YMCA të punojë në kushte normale, atyre do të iu ofrohet mundësia që po e presin me padurim. Ata janë gati të hapin vetë grupet e tyre, ku do të jenë udhëheqës të të njëjtit program, por duke i pasuar dijet tek njerëz të ri!

Ky artikull realizohet në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me SIT dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023