Forumi Teatër ne Mitrovice si pjese e Fushates se Shendetit Mendor

5 Maj, 2020 Lajmet

Forumi Teatër është pjesa e “A jeni mirë?” fushatës së mbështetur nga CARE Ballkan.

Ky lloj teatri është një mundësi e shkëlqyer për të përfshirë audiencën për të marrë pjesë aktive dhe shprehur mendime dhe qëndrime. Fushata “A je mirë?” përfaqëson një çështje shumë të rëndësishme në shoqëri. Shëndeti mendor është tema që duhet të diskutohet dhe të përfshihet në aktivitete të organizatave qeveritare ose joqeveritare. Kështu që, Klubi edukativ i të rinjve Synergy vendosi të organizojë një shfaqje me role referuar temës së shëndetit mendor. 

KBB Grupi Teatror në Mitrovicën e Veriut performoi shfaqjen e 12-të “Të Cmendurit” në ambientet e Qendrës së Energjisë Qytetare më 5 Mars. Ajo që e karakterizon këtë shfaqje është një teatër forum ku aktorët patën bisedë me audiencën për ndjenjën e refuzimit dhe stigmës që ekziston në shoqëri në lidhje me njerëzit që kanë çështje të caktuara mendore. Kasti i përbërë nga Angelina Spasic, Nevena Petronijevic dhe Branislav Stankoviç, paraqiti bindshëm problemet me të cilat përballen njerëzit që vuajnë nga çështje të caktuara mendore – çrregullim bipolar, prishje emocionale dhe hipokondri. Publiku mund të qeshi për një moment, por përshtypja e përgjithshme ishte se ai ishte akoma i heshtur për shëndetin mendor.

Familja, e përbërë nga tre anëtarë, tregon problemin e vërtetë përpara shoqërisë. Babai, nëna dhe vajza kanë nevojë të shprehin ndjenjat e tyre ndaj kësaj teme dhe të diskutojnë për shëndetin mendor. Të jesh i fshehur dhe i heshtur nuk është zgjidhja e tyre. Kjo familje dëshiron të përballet me botën. Pra, përfaqësuesit e kësaj familje tregojnë se çrregullimi bipolar, prishja emocionale dhe hipokondria nuk janë turp. Të kesh një sëmundje mendore nuk është problem. Problemi i vërtetë është të heshtësh për këtë. Duhet të ketë nevojë për të diskutuar rreth këtyre çështjeve dhe për të gjetur mënyra për t’i zgjidhur ato. Mesazhi i këtij Teatri i Forumit është rëndësia e pyetjes “A jeni mirë?” dhe ftesë për pranimin e personave me sëmundje mendore dhe përpjekjen për t’i ndihmuar ata. Ky lloj teatri na mëson se stigma mund të të shkatërrojë. 

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit në mes të rinjve/rejave në Ballkan” i implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me AFS, i mbështetur nga Agjensioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe Oak Foundation.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023