Klubi Bonu Burrë shënoi Ditën Ndërkombëtare të Shëndetit duke diskutuar mbi rëndësinë e shëndetit mendor në shëndetin fizik

14 Prill, 2020 Lajmet

Është tejet e rëndësishme të jemi të shëndetshëm, fizikisht por edhe psiqikisht – e veçanërisht gjatë këtyre ditëve të vështira për të gjithë ne gjersa po qëndrojmë të izoluar.

Duke u nisur nga ky fakt, më 7 prill për Ditën Botërore të Shëndetit, Klubi Bonu Burrë në Kosovë shënoi këtë ditë përmes një bisede të drejtpërdrejt me Ass. Dr. Natyra Agani (Ph.D. në Psikologji).

Në ditët e sotme pothuajse gjithçka është zhvendosur në platformat në internet, andaj edhe këtij diskutimi iu bashkuan edhe shumë njerëz të ndryshëm si: të rinj, studentë, prindër dhe normalisht edhe anëtarët e Klubit Bonu Burrë. Ass. Dr. Natyrë filloi videon e drejtpërdrejt me një prezantim të vetes ku tregoi se është asistente e rregullt në Universitetin e Prishtinës në departamentin e Psikologjisë. Ajo i tregoi audiencës se sa e mahnitur është me anëtarët e KBB-së që nga momenti kur i takoi ata në aktivitete të ndryshme rinore në Prishtinë.

Ass. Dr. Natyë mban seanca psikologjike edhe me të rinjtë dhe prandaj na shpjegoi se si COVID19 po ndikon në jetën e çdokujt dhe sqaroi se kjo gjë që është plotësisht normale dhe se si duhet ta përballojmë atë. Jemi mësuar të jemi aktivë shumicën e kohës dhe është mëse normale të ndjehemi të trishtuar dhe të mërzitur gjersa jemi të izoluar. Ajo na tha se ankthi dhe stresi nga të qendruarit vetëm në shtëpi gjatë gjithë kohës dhe të mos dalësh së paku për një shëtitje, duke na munguar miqtë, të afërmit, kolegët dhe të dashurit tanë është krejt normale. Psikologia na tha që edhe ajo po ndjehet në të njëjtën mënyrë nganjëherë. Por, Ass. Dr.Natyrë na tregoi se çfarë mund të bëjmë gjersa qëndrojmë në shtëpi, si mund të kujdesemi për shëndetin tonë mendor pasi kjo çështje ndikon edhe në shëndetin tonë fizik.

“Telefononi miqtë, të afërmit, kolegët dhe të dashurit tuaj, pyesni ata si janë, është shumë e rëndësishme të mbajmë kontakte me njerëzit që i duam. Ju duhet të keni një orar të mirë të gjumit, të hani shëndetshëm dhe të mos ç’rregulloni këto shprehi. Gjersa merrni pjesë në leksione dhe takime në internet, mos harroni të kaloni kohë edhe me veten tuaj”, na tha ajo.

Ajo na dha disa shembuj se çfarë mund të bëjmë në kohën tonë të lirë pasi të përfundojmë obligimet tona në shkollë e në punë.

“Lexoni librat që planikonit t’i lexoni dhe për shkak të mungesës së kohës nuk i keni lexuar. Ato janë akoma diku të fshehur në raftin e librave. Dëgjoni muzikë, shmangni dëgjimin e shumtë të lajmeve dhe përdorimin e rrjeteve sociale. Kjo mund të ndikojë edhe në shëndetin tuaj mendor ”

tha Ass. Dr. Natyrë.

Pasi ajo na tregoi se si mund të kalojmë kohë cilësore me veten tonë – të rinjtë, prindërit dhe studentët që po shikonin transmetimin filluan të bëjnë pyetje të ndryshme bazuar në situatën e tyre aktuale. Ajo iu përgjigj secilit prej tyre dhe gjithashtu ndau një faqe në internet që Departamenti i Psikologjisë i Universitetit të Prishtinës ka zhvilluar për të rinjtë në mënyrë që t’i ndihmojë ata të kujdesen për shëndetin e tyre mendor gjatë kësaj kohe të vështirë.

Pas pyetjeve dhe përgjigjeve, Ass. Dr. Natyrë tha që ajo është shumë e gatshme të mbështesë këdo që ka nevojë për këshilla dhe që po kalon në një kohë të vështirë dhe të gjithë mund ta kontaktojnë atë për të biseduar. Ajo falënderoi të gjithë ata që morën pjesë në diskutimin e saj të drejtpërdrejtë dhe veçanërisht anëtarët e Klubit Bonu burrë që janë – siç tha ajo – një shembull i të rinjve aktivë që kontribuojnë për një shoqëri të shëndetshme, jo të dhunshme dhe të barabartë.

Ky aktivitet u implementua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023