“Filmi i shkurtër “Can I Kiss You” që u shpjegon të rinjve pëlqimin

30 Mars, 2020 Kinemaja, Lajmet

Këtu është videoja “Can I Kiss You” e cila synon t’u shpjegojë më mirë të rinjve dhe të rejave se çfarë është pëlqimi dhe t’i inkurajojë ata të krijojnë interaksionet e tyre përmes komenteve, shpërndarjeve dhe pyetjeve. 

Ky film i shkurtër adreson situatat e të rinjve dhe të rejave në lidhje me pëlqimin e ndjekur nga një punëtori diskutimi ku kanë marrë pjesë edhe disa nga anëtarët tanë të KBB-së nga Kosova. Pas shfaqjes, ata komentojnë filmin e shkurtër dhe ata na tregojnë se të rinjtë tanë e të rejat tona ballafaqohen me këto lloj situatash çdo ditë. Filmi i shkurtër “Can I Kiss You” shpjegon shumë mirë pëlqimin dhe sa duhet të jetë i qartë ai.

Meqenëse kjo temë është shumë e lidhur me qëllimet e YMI-së, kështu që ne të gjithë mund të kontribuojmë drejt një rinie të shëndetshme dhe të lumtur, KBB Kosova shfaqi këtë film të shkurtër vitin e kaluar gjatë 16 ditëve të aktivizmit, si dhe i parapriu një forumi teatri të realizuar nga anëtarët e tij.

Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Iniciativa e Burrave të Rinj” i implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe mbështetur nga Act.Now.

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023