ME KËSHILLTARË TË SHKOLLAVE TË MESME PËR NJË JETESË MË TË SHËNDETSHME TEK RINIA

24 Tetor, 2017 Lajmet e YMI-të

OJQ Youth in Poëer ka organizuar një aktivitet njëditor konsultimi me këshilltarë në Hotel Ada, Blagaj, më 19 tetor ku në takim morrën pjesë këshilltarë të shkollave të mesme nga kantoni Hercegovina-Neretva, me mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit në kantonin Hercegovina-Neretva, Institutit Pedagogjik dhe Institutit për Edukim.

Qëllimi i kësaj ngjarje ishte një diskutim i përbashkët dhe planifikimi i aktiviteteve si pjesë e implementimit të projektit “Promovimi i Jetesës së Shëndetshme tek Rinia në Bosnjë dhe Hercegovinë duke Sfiduar Stereotipet Gjinore”.
Në pajtueshmëri me konkluzionet e konferencës së tretë dhe të katërt të titulluar “Zero tolerancë ndaj dhunës në shkolla”- të dedikuar rezultateve të programit për parandalimin e dhunës dhe delikuencën e fëmijëve në kantonin Hercegovina-Neretva, dhe në pajtueshmëri me faktin se nga viti 2012 shkollat në kantonin Hercegovina-Neretva kanë pasur obligim të zhvillojnë planin e shkollës për veprim për parandalim të dhunës ndër student/e dhe përfshirja e tyre në kurrikulën vjetore, duke e bërë këtë aktivitet pjesë të ngushtë të punës educative të secilës shkollë; OJQ Youth Poëer ka krijuar një set punëtorish dhe mjetesh për këshilltarët e shkollave të mesme. Punëtoritë ishin të dizajnuara për të trajnuar edukatorë/e bashkëmoshatarë/e dhe stafin e shkollës për implementimin e metodologjisë së punëtorisë “Program Y(outh)”. Qëllimi i këtij takimi ishte prezentimi I rezultateve nga fazat e mëparshme të projektit dhe planifikimi i përbashkët i hapave të mëtutjeshëm.

Manuali për edukatorë/e të shkollave të mesme dhe punëtorë/e rinor/e me titull “Program Y-Youth” është mjet i zhvilluar nga Iniciativa e Burrave të Rinj nga CARE International Balkans dhe partnerët e tij nga shtetet e Ballkanit perëndimor, të cilët fokusohen në adresimin e çështjeve të pabarazive gjinore, praktikave të dëmshme në shëndet dhe dhunës në jetën e përditshme të burrave të rinj dhe grave të reja të moshës 14-19 vjeç në shkolla dhe komunitet.

Projekti “Promovimi i Jetesës së Shëndetshme tek Rinia në Bosnjë dhe Hercegovinë duke Sfiduar Stereotipet Gjinore” mbështetet nga Qeveria Zvicerane dhe implementiohet nga CARE International dhe partnerët e tij Youth Poëer nga Mostar, Shoqata XY nga Sarajeva dhe Perpetuum Mobile nga Banja Lluka.

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023