Mbledhja e partnerëve në projektin Iniciativa e të rinjëve, Beograd, Serbi

7 Tetor, 2020 Lajmet

Nga 28 shtatori deri më 2 tetor 2020, u zhvillua një takim regjional mes partnerëve brenda projektit Young Men Initiative (YMI) – “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe prandalimit të ekstremizmit dhe dhunës tek të rinjtë në Ballkan” në Beograd.

Përfaqësuesit e CARE International Balkans dhe organizatave partnere diskutuan në përgjithësi për arritjet gjatë tre viteve që lamë pas, mbi përmirësimet dhe zhvillimin e mëtejshëm të Programit Y për shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, sukseset dhe sfidat e pilotimit të modelit Y+ për të rinjtë në rrezik dhe bashkimin e lëvizjeve lokale të 4 shteteve në bashkësi rajonale- Future4Youth lëvizja YMI në nëntor të vitit 2020.

Një ndër pikat kryesore të takimit ishte strategjia ri-mendim, ri-dizajnimin dhe vlerësimi i rolit të klubeve Bonu Burrë në Ballkan, që janë shtylla kryesore e YMI.

Në ditën e parë, pjesëmarrësit diskutuan arritjet, zhvillimet e mjeteve të reja në programet transformuese gjinore dhe së bashku planifikuan hapat final deri në fund të vitit. Të nesërmen, patën mundësinë të punojnë së bashku në pasqyrimin e klubeve Be a Man tani dhe për të ardhmen, si një hapësirë e sigurt për të rinjtë në shkolla dhe komunitete. 

Politika mbrojtëse e CARE për të mbrojtur të gjithë nga ngacmimet, shfrytëzimi dhe abuzimi seksual, dhe abuzimi i fëmijëve u prezentua zyrtarisht mes partnerëve, dhe dita përfundoi me një seminar përmbledhës me të gjithë partnerët e YMI.

Dita e tretë e takimit iu dedikua pasqyrimit dhe hapave fillestarë në vlerësimin e projektit që do të përfundojë gjatë muajit eetor 2020. Partnerët diskutuan rezultatet e vlerësimeve përfundimtare të të gjitha shteteve pjesëmarrëse dhe finalizuan takimin me ide te reja për mundësimin e krijimit të shoqërive paqësore për rininë në Serbi, Kosovë, Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kroaci që mbështetin barazinë gjinore dhe zvogëlojnë dhunën ndërpersonale dhe ekstremizmin e saj.

Takimi u mbajt brenda kornizës së projektit Young Men Initiative (YMI)-  “ Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe prandalimit të ekstremizmit dhe dhunës tek të rinjtë në Ballkan”  implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me organizatat: Statur M – Zagreb, Perpetum Mobile – Banja Llukë, XY Association – Sarajevrajevë, Youth Power – Mostar, Qendra E8 dhe Smart Kolektiv – Beograd, OEC Sinergjia – Mitrovica e Veriut, SIT dhe YMCA – Prishtinë, Act for Society – Tiranë.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023