Aftësitë për jetë definohen si ato aftësi që i duhen një individi në mënyrë që ai ose ajo të përfshihet në shoqëri në një mënyrë aktive dhe konstruktive.
Sistemi i edukimit formal prioritetiyon dijen në fusha të tjera, duke besuar që rritja e dijes do të rezultojë në ndryshime pozitive në qëndrime dhe sjellje, duke mos e përfshirë Edukimin për Aftësi për Jetë. Opinioni i publikut mbi përfshirjen e lëndës për Aftësi për Jetë në shkolla u mblodh përmes hulumtimit të realizuar në Ballkanin Perëndimor.
Më 30 qershor 2020, Klubi Bonu Burrë në Kosovë shfaqi rezultatet e dala nga ky hulumtim në qendër të Prishtinës tek sheshi “Skënderbeu”. Qytetarë të të gjitha moshave ndaluan për të parë Klubin Bonu Burrë dhe anëtarët e tij teksa i prezantonin rezultatet e hulumtimit përmes një aktiviteti të quajtur ‘’Polling Research Street Action’’. Prej 400 nxënësve të shkollave të Mesme të Larta, 99% prej tyre kanë vlerësuar parandalimin e drogave dhe abuzimin me alkool si temën më të rëndësishme edukuese, ndërsa prej 700 të intervistuarëve, 90% prej tyre e kanë vlerësuar barazinë gjinore si temën më të rëndësishme edukuese. Këto janë vetëm disa nga rezultatet e studimit që qytetarët panë gjatë kalimit në sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Prishtinë. Rezultatet e rëndësishme që u shfaqën morrën vëmendjen e kalimtarëve pasi që disa nga ta u ndalën duke pyetur për më shumë informacione.
Të dhënat e hulumtimit u mblodhën gjatë periudhës Maj-Qershor 2019 ku morrën pjesë 2500 të rinj/reja, prindër, mësues, profesionistë, përfaqësues të OJQ-ve, përfaqësues të mediave dhe punëdhënës. Pyetësori i përdorur përmbante pyetje për opinionin e pjesëmarrësve për edukimin për aftësi për jetë dhe nëse ky lloj i edukimit është i nevojshëm për të rinjtë/rejat dhe i obligueshëm në shkolla.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit ‘’Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan’’, implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak. Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim edhe me Youth for Exchange and Understanding International.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation