Diskutim live mbi: “Përdorimin e gjuhës së urrejtjes si formë e ekstremizmit”

25 Qershor, 2020 Lajmet

YMCA shënoi kampanjën “Ktheje dijen! Ndale urrjetjen!” duke mbledhur në platformë digjitale aktivistë si Blert Morina, Adelina Tërshani, Dardan Hoti dhe Dorina Gllogjani, për të diskutuar përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe ndikimin e saj.

Në kuadër të kësaj kampanje synojmë të promovojmë dallimet, për arsye që të gjithë njerëzit janë të ndryshëm është shumë e rëndësishmë të mësohet se si të kuptohen, respektohen, dhe pranohen të tjerët. 

Gjuha e urrejtjes në anën tjetër promovon dhunën dhe nxit urrejtjen ndaj individëve ose grupeve bazuar në atribute të caktuara siç mund të jenë: raca, gjinia, feja, mosha, statuti, orientimi seksual e të tjera. Fokusi i bisedës ka qenë pikërisht tek grupet e margjinalizuara. Por, gjuha e urrejtjes shëndrohet shpesh në ekstremizëm. Kur bëhet kjo? Kjo përfshin rastet kur është nxitur terrorizmi dhe format e tjera të dhunës së motivuar politikisht apo edhe nga sektet e ndryshme. Prandaj partnerët tanë në Kosovë, kanë menduar se kjo është mënyra më e mirë për të përquar mesazhe pozitive dhe paqësore tek ndjekësit e tyre. Afër 500 njerëz kanë qenë pjesëmarrës në këtë diskutim vetëm nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Panelistët e këtij diskutimi kanë arritur të japin perspektiva të larmishme dhe frytdhënëse. Nisur nga Blert Morina, i cili aktualisht mban pozitën si Drejtor Ekzekutiv në Qendrën për Barazi dhe Liri Kosova. Sidoqoftë, aktivizmi i tij në lidhje me të drejtat e LGBTQI+ në Kosovë shkon përtej profesionales – duke marrë parasysh që ai është personi i parë transgjinor në Kosovë që ka bërë publike në media çështjen e ndryshimit të emrit të tij dhe shënuesit të gjinisë, duke e shtyrë kështu këtë çështje në një nivel krejt të ri në aspektin e sfidimit të kontradiktave midis zbatimit të ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Panelistja e dytë ka qenë Adelina Tërshani e cila japi kontributin e saj në diskutim kryesisht në fushën e qështjeve gjinore si aktiviste e të drejtave të njeriut. Tani, punon në Rrjetin e Grave të Kosovës, në fushën e diskriminit në baza gjinore në tregun e punës. Adelina, është bashkautore e dy raporteve mbi diskriminimin në baza gjinore në Kosovë dhe Ballkanin Perendimor. 

Panelisti i tretë nga fusha e medias, Dardan Hoti, i cili ka 8 vite përvojë pune në gazetari. Temat që kryesisht ka mbulur kanë qenë në mbrojte të të drejtave te njeriut me fokus në të drejtat e grupeve të margjinalizuara. Vlen të përmendet se në vitin 2013, ka fituar çmimin e parë për Raportim për Varfëri, nga Agjensitë e Kombeve te Bashkuara.

Dhe panelistja e fundit, si përfaqësuese e organizatës YMCA, për të japur eksperiencat dhe të arriturat e projektit Iniciativa e Burrave të Rinjë lidhur me temën, Dorina Gllogjani. Ajo është pjesë e shoqërisë civile që 7 vite, duke punuar drejtpërdrejt me të rinjtë dhe të rejat. Së fundmi udhëheq projekte me fokus në shëndet mendor dhe barazi gjinore.

Ky diskutim bëri të qartë arsyjet se pse gjuha e urrejtjes duhet të mos jetë asnjëherë opsion. “Nëse ti në rrjete sociale përçon mesazhe diskriminuese, ose bën thirrje për vrasje ndaj grupeve të margjinalizuara qoftë edhe në formë shakaje, kjo nuk është në rregull dhe quhet Gjuhë e Urrejtjes, por mos e gënjeni veten duke thënë se kjo është liri e shprehjes” potencoi Blert Morina gjatë takimit. Ndërsa Adelina Tërshani ndër të tjera ndau se konsideron që puna direkte me të rinjtë/rejat është shumë e rëndësishme për me e hap mendjen rreth stileve të ndryshme të jetesës dhe pranimit të këtij fakti. Dardan Hoti, japi kontributin e tij në këtë diskutim mbi mënyrën se si mediat e trajtojnë këtë qështje. “Një ligj që ndalon komente fyese, dhe urrejtëse, trajnime të vazhdueshme të gazetareve, kish me qenë e nevojshme që ta parandalojmë promovimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e ekstremizmit prej mediave” tha ai. “Me anë të projektit YMI, punojmë intensivisht në eliminimin e sjelljeve të tilla. Kemi parë që nëse të rinjtë/rejat e kanë hapësirën e duhur për tu zhvilluar dhe marrë informacione të pasura për këto tema, ata kthehen në avokues të paqes dhe të drejtave të tyre” tha Dorina Gllogjani në këtë diskutim. 

Diversiteti e bën jetën tonë më të bukur, më interesante dhe edukative. Të gjithë jemi të barabartë dhe komunikimi zgjidh të gjitha problemet. Para se të i drejtoheni dikujt negativisht, reflektoni me veten. Dhe mos harroni, të ndihmosh tjetrin do të thotë të ndihmosh veten!

Kjo diskutim u realizua në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me YMCA dhe SIT dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023