Gjatë muajit Maj, stafi i Qendrës ACT for Society ka vazhduar implemetimin e Programit Y në Gjimnazin Skënderbeu Krujë dhe sigurisht takimet e Klubit Bëhu Burrë me të rinjtë dhe të rejat e Gjimnazit.
Implementimi i Iniciativës së Burrave të Rinj është mundësuar nga mbështetja e UNFPA për të përshkallëzuar Programin Y në shkolla. Edhe pse aktivitetet me këta të rinj dhe të reja kanë filluar pas gjendjes së pandemisë dhe nuk është arritur asnjë aktivitet face to face me ta, ata janë shumë aktivë në takime dhe as nuk bëjnë mungesa.
Këtë muaj nëpërmjet takimeve online është diskutuar për dhunën. Së bashku kemi identifikuar tre llojet e dhunës, kategorizimin e tyre (viktimë-dhunues) dhe folëm për dhuën që mbizotëron në komunitetin ku jetojmë. Eshtë e rëndësishme që të rinjtë të ndërgjegjësohen dhe të jenë ata ndryshimi për një të ardhme pa dhunë.
Aktiviteti u implementua nga Qendra ACT for Society në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj II – “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, mbështetur nga CARE International Ballkan, Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation