Përhapja e COVID-19: Organizatat partnere të projektit YMI do të punojnë së bashku për të përmbushur nevojat e të rinjve në Ballkan

24 Mars, 2020 Lajmet

Prateći trenutnu situaciju vezanu za kontinuirano globalno širenje korona virusa, CARE International Balkans daje prioritet i ističe važnost saradnje između osoblja i vlada na Zapadnom Balkanu.

Duke ndjekur situatën aktuale mbi përhapjen e vazhdueshme globale të koronavirusit COVID-19, CARE International Ballkan i jep përparësi dhe nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit në mes të stafit dhe qeverive përkatëse në shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën në të gjitha vendet dhe komunitetet ku ne punojmë duke u përpjekur për të siguruar sigurinë e stafit, programeve, organizatave partnere dhe përfituesve të CARE. Si e tillë, CARE qëndron e vendosur në luftën kundër këtij virusi dhe bën thirrje për respektimin e masave parandaluese të marra nga qeveritë përkatëse.

Aktivitetet kryesore të projektit YMI përfshijnë punën me të rinjtë në komunitete dhe institucionet arsimore në të gjithë rajonin. Në këto momente aktuale, të gjitha komponentet YMI janë duke kaluar nëpër fazën e planifikimit kontingjent për të pozicionuar CARE dhe partnerët në përgjigje të shpejtë duke iu përshtatur rrethanave të tanishme. Më e rëndësishmja, të gjitha organizatat bashkëpunëtore të projektit “Inciativa e Burrave të Rinj” kanë prioritetizuar mirëqenien e të gjithë akterëve dhe përfituesve të përfshirë dhe ne synojmë të punojmë së bashku për të përmbushur nevojat pasi të kalohet kjo krizë.

  • Implementimi i të gjitha aktiviteteve të YMI në terren të lidhura me komunitete dhe shkollat në të gjithë rajonin do të shtyhen deri në njoftimin e mëtejshëm;
  • Ne do të mbajmë komunikim të vazhdueshëm me përfituesit në mënyrë që të koordinojmë hapat e mëtejshëm bazuar në vendimet e fundit të qeverive dhe institucioneve shëndetësore;
  • Ne do të punojmë në gjetjen e zgjidhjeve krijuese dhe alternative dhe do të adaptojmë aktivitetet duke përdorur platforma në internet bazuar në njohuritë dhe inputet nga përfituesit.

Ne dëshirojmë të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’ju kujtuar se disa nga simptomat e zakonshme që mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit me koronavirus përfshijnë ethe, kollë të thatë, lodhje dhe vështirësi në frymëmarrje. Bazuar në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), qëndrimi në shtëpi, minimizimi i kontaktit dhe ruajtja e niveleve të larta të higjenës do të zvogëlojë rreziqet e infeksionit – kështu që është e rëndësishme që të gjithë të punojmë së bashku në këtë kohë krize.

Për më shumë informacion mbi zhvillimet e fundit, ne rekomandojmë të ndiqni faqen në internet të dedikuar të OBSH-së, por edhe masat që janë vendosur nga autoritetet kombëtare.

Klikoni këtu për të lexuar më shumë rreth Covid-19.

Projekti “Iniciativa e Burrave të Rinjve” do të dalë me mënyra të reja për të promovuar dhe punuar në misionin tonë në regjion. Varet nga secili nga ne që të veprojmë me përgjegjësi. 

Ndërkohë, qëndroni të sigurt!

U međuvremenu, ostanite sigurni!

#RriNëShtëpi #StayHome#StaySafe

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023