Iniciativa për Burrat e Rinj, Trajnim për Avokim dhe Lëvizje, Serbi 25 – 28 shkurt 2020

29 Shkurt, 2020 Lajmet e YMI-të, Program Y, Rajonale dhe Ndërkombtare

Këtë javë në Beograd u organizua një trainim rajonal për avokim dhe lëvizje në kuadër të projektit Iniciativa e Burrave të Rinjve (YMI) – “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në “.

Nga 25 deri më 28 shkurt organizatat partnere të projektit YMI kishin mundësi të përmirësojnë aftësitë e tyre ekzistuese në fushën e avokimit, të fitojnë aftësi të reja dhe të shprehin vizionet e tyre në lidhje me vetë procesin e avokimit, aktivitetet dhe planet e ardhshme. Për më tepër, ne e shfrytëzuam këtë mundësi për të paraqitur fushatën e re të YMI mbi parandalimin e radikalizimit dhe ekstremizmit. Këtë herë, pjesëmarrësit erdhën nga të gjitha projektet YMI ku qëllimi kryesor ishte shkëmbimi i përvojave, takimi dhe mësimi nga njëri-tjetri dhe bashkimi i forcave në koalicion / lëvizje rajonale rreth stileve të jetesës së shëndetshme, barazisë gjinore dhe dhunës. Trajnimi u mbajt nga Emilija Milenković, Menaxhere e Projektit, CARE dhe Zvjezdana Batković, Koordinatore e Programit Rajonal të Gjinive, CARE.

Në ditën e parë, pjesëmarrësit diskutuan mbi themelet dhe përvojat e tyre të fituara gjatë aktiviteteve aktuale të avokimit, kaluan ciklin e politikave publike dhe patën mundësinë të planifikojnë nismat e tyre të avokimit brenda projektit aktual YMI. Tema kryesore e ditës tjetër ishte përcaktimi i lëvizjeve shoqërore dhe pasqyra e lëvizjeve shoqërore më të suksesshme dhe më të rëndësishme në histori dhe të tanishme. Duke diskutuar mbi vlerat thelbësore të organizatave të tyre, pjesëmarrësit patën mundësi për të hartuar dhe skicuar vlerat thelbësore të lëvizjes rajonale YMI, e cila është ende në fazën e saj të pilotimit. Gjatë dy ditëve të trajnimit, duke punuar në grupe të vogla, pjesëmarrësit kanë menduar për procedurat, aktivitetet dhe zgjidhjet për problemet e hasura gjatë procesit të avokimit. Në të njëjtën mënyrë inovative, pjesëmarrësit diskutuan strukturën, funksionin, rolet, vlerat dhe emrat për lëvizjen e ardhshme rajonale YMI.

Trajnimi u mbajt në kuadër të projektit Iniciativa e Burrave të Rinjve (YMI) – ” Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan” që mbështetet nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim, Oak Foundation , dhe implementuar nga CARE International Ballkan në bashkëpunim me organizatat partnere: Perpetuum Mobile – Banja Luka; Shoqata XY – Sarajevë; Fuqia Rinore – Mostar; Zemlja Djece – Tuzla; Forumi YNVO Teatar – I. Sarajevë; Qendra E8 dhe SMart Kolektiv – Beograd; Sinergji OEK – Mitrovicë; SIT dhe YMCA – Prishtinë; Act for Society – Tiranë.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OAKFoundation #Avokim #Lëvizje

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023