25 Mars, 2018

Trajnim me mësimdhënës/se të Shkollës së Mesme Elektro-Teknike “Gjin Gazulli”

Më datën 24 mars 2018, “Iniciativa e Burrave të Rinj” mbajti trajnim me mësimdhënës/se të Shkollës së Mesme Elektro-Teknike “Gjin Gazulli” në Prishtinë.

14 mësimdhënës/e u trajnuan për promovimin e barazisë gjinore si dhe për parandalimin e dhunës në shkolla. Gjatë këtij trajnimi këta pjesëmarrës/e u njoftuan me të arriturat e programeve të deri tanishme, Programin “Y” si dhe për planet të cilat mendojmë t’i realizojmë në periudhën e ardhshme.

Përpos pjesës së trajnimit, këta mësimëdhënës/e, patën rastin që të ndajnë edhe përvojat e tyre personale që kishin përjetuar për dhunën në mes të nxënësve/eve dhe se si kishin reaguar ata/ato për t’i parandaluar ato. Gjatë gjithë këtij trajnimi një ditor, mësimdhënësit/et shprehën shumë gatishmëri për të punuar në lidhje më çështjet që ne i kemi për synim t’i implemetojmë. Ata/ato gjithashtu treguan se rastet e dhunës dhe pabarazisë janë ende të pranishme në shkollat tona.

Më pas, të ndarë në grupe ata/ato zhvilluan punëtori atraktive duke mësuar për çka është kjo gjë e quajtur gjini, etiketimet si dhe shprehjen e emocioneve. Gjithashtu, secili grup prezantoi punimet e tyre dhe në fund të ditës, këta mësimdhënës/e diskutuan edhe për planin e punës të përbashkët në vijim, implementimin e projektit në shkollën e tyre si dhe për punën që duhet bërë për të arritur senizibilizimin e shoqërisë në përgjithësi.

Ky trajnim u bë në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, i cili implementohet nga CARE International në partneritet me Rrjetin e Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN) dhe mbështetet nga Agjencioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe OAK Foundation.

 

  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva