9 Tetor, 2017

PROJEKTI INICIATIVA E BURRAVE TË RINJ I CARE FITON ÇMIMIN GLOBAL EDUCATION INNOVATION

Me shumë krenari ju njoftojmë se Iniciativa e Burrave të Rinj, një project i implementuar nga CARE International dhe nëntë organizata partnere në ballkon ka fituar një çmim prestigjioz të inovacionit në edukim nga GENE – Global Education Netërok Europe.

GENE uron të njohë rëndësinë e inovacionit në Edukimin global përmes çmimit të vet Global Education Innovation Aëard. Çmimi ka për qëllim të mbështesë projektet e Edukimit Global të cilat sjellin ndryshime pozitive dhe hapin sytë e mendje e njerëzve ndaj realiteteve të botës, lokalisht dhe globalisht. Ai promovon nismat e Edukimit Global të cilat mund të sjellin këtë ndryshim përmes kreativitetit, pjesëmarrjes, veprimit të drejtpërdrejtë, sinergjisë dhe inovacionit, dhe përfundimisht të inspirojë politika publike.


Çmimi i Inovacionit u dhurua pr herë të parë dhe ata kishin pranuar 80 aplikime nga 26 shtete dhe projekti Iniciativa e Burrave të Rinj është ndër 12 fituesit e çmimit Global Education Innovation!

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u organizua në Nikozi, Qipro më 6 tetor 2017, ku përfaqësuesi i CARE mori pjesë në tavolinën e rrumbullakët numër 37: Reflektimet mbi Inovacionin dhe Kualitetin në Edukimin Global, së bashku me fituesit e tjerë. Të 12 fituesit, pastaj morrën pjesë në sesionin përmbyllës të tavolinës së rrumbullakët numër 37: Kontributi në Sfidat Politike dhe Konceptuale. Pas këtij sesioni, ceremonia e ndarjes së çmimeve filloi me një prezentim të projekteve dhe ndarjen e çmimeve e çertifikatave. Përfitimi i eventit ishte gjithashtu i lidhur me krijimin e kontakteve ndër pjesëmarrës dhe diskutime rreth bashkëpunimit në të ardhmen.

  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva