Përfaqësues nga 9 organizata partnere nga Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria u mblodhën për të diskutuar hapat e ardhshëm për implementimin e projektit Iniciativa e Burrave të Rinj (YMI) dhe arritjen e vizionit të përbashkët: për të mundësuar një mjedis pozitiv dhe paqësor për të rinjtë në Ballkan.
Takimi u nda në dy pika kryesore.
Tema e parë ishte krijimi i një fushate të përbashkët për 16 ditët e aktivizim. Pas një stuhie idesh dhe diskutimi të tërësor, ne dizenjuam mesazhe të përbashkëta dhe aktivitete në rrugë që do të zbatohen njëkohësisht në çdo vend partner.
Tema e dytë ishte riemërtimi dhe rishikimi i klubeve Bëhu Burrë. Smart Kolektiv ka përgatitur një prezantim për imazhin e ri të Klubeve, i cili është më tërheqës për të rinjtë e sotëm, bazuar në hulumtimet që ata kanë bërë në vitin paraprak.
Organizimi i eventit mbështetet nga Qeveria e Zvicrës, përmes projektit “Iniciativa e Burrave të Rinj (YMI): Promovimi i Stileve më të Shëndetshme të Jetesës dhe Zvogëlimi i Dhunës Ndërpersonale tek të Rinjtë në Bosnjë dhe Hercegovinë duke sfiduar stereotipet gjinore; Faza III” dhe “E Ardhmja Për Rininë”: Të rinjtë si Lider të Edukimit për Aftësitë e Jetës në Ballkan, financuar nga Austrian Development Cooperation, CARE Germany dhe Oak Foundation.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation