26 Dhjetor, 2020

Tuneli i Fundit – Historitë të paharruarave

Femicidi është dukuri negative në të cilën, fatkeqësisht, hasim shpesh në vendin tonë.

Shpesh në lajme e gazeta dwgjojmë për rastet e dhunës në familje, rastet e dhunës bashkëshortore dhe më së rëndi – vrasjet. Rëndom viktimat janë gratë dhe vajzat, kryesisht familjare të vrasësve. Numrat e lartë të këtyre raportimeve janë shqetësuese, por ajo çka është më shqetësuese është mos veprimi dhe neglizhenca e institucioneve ndaj këtyre rasteve.Organizata partnere e YMI SIT- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hultumtime në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit organizoi ekspozitën “Tuneli i Fundit”,i cili shfaqë historitë e këtyre grave a vajzave, duke synuar vetëdijesimin e popullit dhe të institucioneve. Ekzposita u vendos në qendër të Prishtinës- në sheshin “Ibrahim Rugova”. 

A kishte ndonjë shenjë paralajmëruese? 

Shumica e viktimave ishin subjekt i dhunës sistematike nga vrasësit e tyre. Ato kishin raportuar ( një e më shumë herë ) dhunuesit e tyre në polici. Për një arsye apo tjetrën dhunuesit ishin kthyer pranë tyre, e dhuna ishte përkeqësuar; këta dhunues u bënë vrasës. Kjo neglizhencë ndaj viktimave pasqyrohet edhe në hezitimin e raportimit prej viktimave të tjera.

Kush?

Bashkëshorti, babai, kushëriu. Nga 13 historitë e vendosura në ekspozitë këta ishin vrasësit. Njerëz të afërm të viktimave. 

Kur? 

Disa nga viktimat kishin kaluar vitë së bashku me vrasësit e tyre. Kishin qenë të martuar për kohë të gjatë, vrasësi ishte babai i tyre, për dikë tjetër ishte veç fillimi i martesës.

Si?

Këto vrasje janë të përgjakshme. Ato u kryen me armë zjarri, thika, shufra metalike, sëpata. Shpesh vrasësit vazhduan të qëllonin apo të godisnin edhe pas vdekjes së viktimave.

Çfarë po ndodhë me rastin e tyre?

Disa nga vrasësit janë në mbajtje, disa në burg, disa ende në gjykim, por ka edhe të tillë që janë në arrati, apo nuk janë gjykuar për krimet e tyre. Vlenë të përmendet që denimet shpesh janë shumë të ulëta- dështim total i sistemit gjyqësor. 

Përmes ekspozitës SIT u mundua që t’i përgjigjet këtyre pyetjeve, jo pyetjes “Pse?” e cila në shumicën e rasteve është pyetja që bëhet kur raportohen këto raste. Sepse dhuna nuk arysetohet! 

Në fund të ekspozites të gjithë qytetarët e interesuar patën mundësi që të nënshkruanin Zotimin Publik, përmes së cilit betohen që do të luftojnë kundër dhunës. Ky zotim do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës, me shpresë që të ndërmirren masa që raste të tilla të mos ndodhin më. 

Ekspozita “Tuneli i Fundit” implementohet nga SIT në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit dhe mbështetet nga UN Women Kosovo, UNFPA Kosovo, Care International Balkans, Agjensioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.

  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva