Me ardhjen e verës, edhe masat ndaj karantinës erdhën duke u zvogëluar, duke i dhënë më shume mundësi të rinjve që të mblidhen dhe të takohen me njëri-tjetrin.
Në zyrat e ACT for SOCIETY kanë vazhduar takimet me të rinjtë e klubit, duke organizuar takime argëtuese, ku të rinjtë kanë pasur mundësi të lozin lojra të ndryshme dhe të kalojnë ditët e nxehta të verës, por gjithashtu janë organizuar dhe takime informuese dhe ëorkshope të ndryshme.
Një ndër temat më të përmendura gjatë këtij muaj ka qenë zinxhiri stereotipet- paragjykimet – diskriminimi. Të rinjtë kanë diskutuar rreth shembujve konkret të këtyre rasteve në jeten e tyre, duke bërë gjithashtu analizën e paragjykimeve dhe stereotipeve qe vetë ne krijojme dhe impaktin që ato kanë në komunitetin ku jetojmë.
Gjithashtu të rinjtë kanë disktuar rreth kampit veror, që mezi e presin, tematikave dhe lojërave që duan të zhvillojnë gjatë ditëve në kamp. Ata kujtojnë kampin e vitit te kaluar, dhe mezi presin të argëtohen dhe të informohën përsëri nëpërmjet aktiviteteve të kampit.
Aktiviteti është implementuar nga organizata partnere në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj II – Burrat dhe Djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës tek të rinjtë në Ballkan, i mbështetur nga CARE International në Ballkan, Agjencia Austriake pë Zhvillim dhe Oak Foundation.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation