Dita Ndërkombëtare e Rinisë në Kosovë

14 Shtator, 2020 Lajmet

Këtë vit, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, YMCA vendosi në pah temën e “Përmirësimi i qasjes së të mësuarit online”, për ta bërë atë më gjithëpërfshirës, të arritshëm dhe të rëndësishëm në botën e sotme të pandemisë.

Pikëpamjet e të rinjve dhe të rejave duhet të jenë baza e çdo vendimi që i shqetëson ata. Prandaj, përmes këtij aktiviteti arritëm të shohim anën tjetër të medaljes dhe dëgjuam zërin e tyre.

Edukimi duhet të kombinojë dijen, aftësitë e jetës, mendimin kritik, të avancojë barazinë gjinore, të drejtat e njeriut dhe një kulturë të paqes. Pandemia në anën tjetër, ka lënë pasoja të konsiderueshme tek sistemi i edukimit në Kosovë, pasi që ka qenë i papërgatitur të përgjigjet në situata të tilla. Nxënësit dhe mësuesit kanë hasur probleme në implementimin e programit online, kushtuar nga mungesa e përvojës. Kështu, ka qenë esenciale për ne t’i pyesim pjesëtarët e klubit për sfidat që ata kanë hasur në edukim, pikërisht në ditën e tyre.

Në mënyrë që të gjithë të qëndrojnë të sigurtë, e vetmja mënyrë për të marrë më shumë opinione nga rinia jonë ka qenë nëpëmjet një pyetësori online. Prej atij pyetësori, kemi nxjerrur më shumë përgjigje negative. Kur i kemi pyetur se çka do të ndryshonin nga sistemi i edukimit, kanë kërkuar për orë mësimore më produktive, interaksion më të madh mes studentëve dhe mësuesve dhe të kenë klasë mbi menaxhimin e parasë, menaxhimin e kohës apo vetbesimin.

Nga pyetja tjetër mbi sfidën më të madhe gjatë klasëve online, kemi mbledhur pikëpamje të ndryshme. Dikush ka thënë se ka qenë problem për të të fokusohet dhe koncentrohet në mësim; dikush ka thënë që dy klasë kanë qenë duke u spjeguar në të njëjtin orar dhe e ka bërë të pamundur të marrësh pjesë në të dyja lëndët; ndërsa dikush tjetër u ankua për internetin e dobët. Ata kanë kërkuar për më pak detyra të shtëpisë dhe më shumë praktikë. Kanë kërkuar për trajnime të mësuesve mbi teknologjinë dhe për tolerancë mbi mendimet e të gjithëve.

Ky aktivitet ka qenë pjesë e projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan” implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me  YMCA në Kosovë mbështetur nga Austrian Development Agency (ADA) dhe Oak Foundation.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023