Si pjesë e strategjisë së saj për zhvillimin e punës në internet për të rinjtë, Status M lëshoi një video të shkurtër me temë gjinia.
Videoja synon të rinjtë dhe shpjegon, në një mënyrë të thjeshtë, argëtuese dhe tërheqëse, ndryshimin midis seksit dhe gjinisë dhe implikimet e roleve dhe normave gjinore në jetën e të rinjve.
Videoja bazohet në një punëtori të Programit Y me titull “Çfarë është gjinia?” dhe mund të përdoret si një material shtesë i punëtorisë ose si një mjet i veçantë për punën e të rinjve në internet.
Aktiviteti u implementua nga Statur M në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj II – Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunë dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, mbështetur nga CAREInternational Ballkan, Agjecioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation