Pas një kohe të gjatë të qëndrimit në izolim dhe mungesës së kontakteve njerëzore, nën masat e duhura Qendra ACT për SOCIETY organizoi takimet e para Be A Man në Qershor!
Ky ishte me të vërtetë ndryshimi që mungonte nga të rikthyerit në normalitet. Të gjithë mbajtëm veten në mënyrë që të mos përqafoheshim, por edhe në mungesë të përqafimeve, takimi ishte fiks si në kohët e vjetra. Ne jemi takuar gjatë gjithë kohës në Zoom, por tani ishte prej vërteti!
Të rinjtë janë duke u organizuar në grupe më të vogla me pesë pjesëmarrës në mbledhje, duke përzier grupet në mënyrë që të gjithë të arrijnë të takohen. Seancat janë më të qeta pasi grupet janë më të vogla. Ata kanë folur për aktivitetet e mundshme që do të donin të bënin gjatë verës, për përshtatjen e tyre në botën pas izolimit, për planet që ata kanë për verën me miqtë dhe familjet e tyre, si dhe për padurimin e tyre në lidhje me të Kampin Veror të Klubit Bëhu Burrë!
Një nga momentet kryesore të këtyre takimeve ishte pushimi i kafesë – ata filluan ta përgatisin atë së bashku dhe sugjeruan të postonim një foto me biskotat, gjë që ne e bëmë! Gjëja interesante për këtë moment, që besoj se zakonisht anashkalohet pasi është një proces rutinë për secilin takim: organizimi i pushimit të kafesë dhe më pas pastrimi i hapësirës si grup është një proces kyc që ata kishin humbur gjatë këtyre muajve; aq shumë sa kërkuan ta theksojnë pushimin e kafesë atë në postimin e rradhës në Facebook.
Në fund të ditës, Klubi Bëhu Burrë është i krijuar nga momentet e vogla të gëzimit që këta burra dhe gra të reja përjetojnë me njëri-tjetrin, momentet e vogla që kalojnë pa u vënë re derisa nuk i kemi më; dhe ndonjëherë këto momente të vogla krijohen nga biskotat me çokollatë!
Aktiviteti është implementuar nga organizata partnere në kuadër të Iniciativës së Burrave të Rinj II – Burrat dhe Djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e ekstremizmit dhe dhunës tek të rinjtë në Ballkan, i mbështetur nga CARE International në Ballkan, Agjencia Austriake pë Zhvillim dhe Oak Foundation.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation