25 Qershor, 2020

E Shtuna për Yoga: Shfrytëzimi i kësaj kohe për t’u bashkuar në seancën tonë të yogas me Arbëresha Maloku!

Edhe pse jemi të vetë-izoluar brenda, ne ende mundemi të praktikojmë yoga në shtëpi duke ndjekur një sesion të drejtpërdrejtë.

Yoga është ushtrim i shkëlqyeshëm si për trupin ashtu edhe për mendjen, do t’ju ndihmojë të qetësoni nervat dhe të forconi imunitetin. Ajo ofron paqe dhe qetësim për adhuruesit e saj dhe i ndihmon ata të kalojnë stresin e përditshëm. Kështu, Klubi bonu Burrë në Kosovë bashkë me anëtarët e vet dhe me të rinj të tjerë ushtruan yoga bashkë duke mos harroni të mbani veten aktiv në forma të ndryshme – me distancë fizike dhe në mënyrë virtuale më njëri-tjetrin.

Arbëresha filloi sesionin e saj duke përshëndetur të rinjtë dhe të gjithë ata që ishin pjesë e sesionit të drejtpërdrejtë në Facebook. Ajo filloi duke treguar rëndësinë e ushtrimeve të yogas, sa shumë ndihmon në shëndetin tonë mendor dhe fizik, dhe se si na çliron nga stresi i përditshëm. Për thuajse një orë, Arbëresha bashkë me anëtarët e Klubit Bonu Burrë në Kosovë mirëpo edhe me të rinj nga vende të ndryshme praktikuan bashkë yoga për fillestarë duke i dhënë rëndësi shëndetit tonë mendor dhe duke shfrytëzuar kohën e izolimit si diçka pozitive dhe e cila mund të kontribuojë në shëndetin tonë mendor nëse kujdesemi për të. 

Ky sesion u mbajt nga Arbëresha Maloku në gjuhën shqipe dhe angleze në mënyrë që kushdo që dëshironte të bashkangjitej në sesion, të mos ndihej i/e limituar për shkak të gjuhës. Arbëresha Maloku ka filluar praktikimin dhe studimin e yogas që nga viti 2013, duke iu bërë nga ajo kohë në pjesë e padashme e jetesës. Ajo punon si mësuese e yogas në “Transformohu” dhe studio “Me Jehonën”.

Të gjithë ne veshëm rrobat tona më të rehatshme dhe ndoqëm një seancë online dhe ftuam shokët e shoqet tanë/tona!

#RriNshpi shëndetshëm,

Namaste

Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit tek të rinjtë në Ballkan”, implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë dhe mbështetur nga Agjencioni Austriak për Zhvillim dhe Fondacioni Oak. Ky aktivitet zhvillohet në bashkëpunim edhe me Youth for Exchange and Understanding International.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva