Siç e dimë të gjithë, pandemia COVID-19 ka prekur çdo aspekt të jetës sonë, por kjo nuk po na ndalon të përmbushim misionin tonë.
ACT for SOCIETY Center vendosi që mënyra më e mirë për të qenë të dobishëm dhe për të mbajtur mbështetjen për të rinjtë tanë është prania e vazhdueshme në internet. Prandaj, një herë në javë, ne organizojmë një takim me Klubin Bëhu Burrë, ku të gjithë janë të mirëpritur të bashkohen me ne! Në këto takime ne krijojmë një hapësirë të sigurt virtuale ku burra dhe gra të reja mund të flasin lirshëm për emocionet e tyre, mënyrën se si ndjehen nga ndryshimi i stilit të jetës, dhe teknika të ndryshme se si të mendojnë gjithmonë pozitivisht dhe të vazhdojnë.
Për t’i motivuar ata të jenë aktivë, sa herë që takohemi, bëjmë një ide për ‘detyrat e shtëpis ’ të javës tjetër: diçka që ata duhet të bëjnë / përmbushin gjatë javës dhe të na tregojnë në takimin tjetër. Herën e fundit, shumica e të rinjve ndiheshin të demotivuar dhe joproduktivë. Prandaj detyrat e shtëpisë për javën e ardhshme është që ata të jenë produktivë në tre gjëra gjatë javës – qoftë shkollë, një projekt DIY, apo një hobi!
Ne do të vazhdojmë të gjitha aktivitetet e Klubit Bëhu Burrë online sepse as një virus nuk mund të ndalojë dashurinë që kemi për të rinjtë tanë.
Si po promovojmë maskulinitetin pozitiv gjatë izolimit?
Një anëtar I Klubit Bëhu Burrë të tregoj sa i mirë mund të jetë një burrë!
Fjalët tona as nuk mund të afrohen për të përshkruar zhvillimin e anëtarëve të Klubit Bëhu Burrë, por fjalët e tyre munden! Kjo është arsyeja pse gjatë karantinës kemi pasur dy anëtarë të ndajnë me ne përvojën e tyre në karantinë. Siç mund ta shihni nga videot, ata të dy ndajnë me ne se si karantinimi i ka formuar ata në burra të rinj të mirë.
Rubin, një 17 vjeçar nga Tirana nisi të thotë se ditët e para ishin të vështira për të, pasi nuk mund ta organizonte siç duhet ditën e tij. Sidoqoftë pas disa ditësh ai filloi të bëhej më mirë të bënte gjithçka nga shtëpia. Përveç studimit, që është një përparësi për të, ai ndihmon gjithashtu nënën e tij në punët e shtëpisë, pasi ajo duhet të punojë me kohë të plotë, madje edhe gjatë kësaj kohe. Ai ka filluar gatimin, pastrimin e dyshemesë, ndërron carcafët e shtratit dhe pastron shtëpinë. Nëna e tij është krenare për të dhe e lumtur që e ndihmon atë. Rubin thotë se përveç faktit se bërja e detyrave e mban atë aktiv; ai gjithashtu ka një përfitim moral sepse ndihet i dobishëm dhe kontribuon në shtëpinë e tij. Në fund të videos ai deklaron se do të vazhdojë të bëjë punë në shtëpinë e tij edhe pasi të ketë mbaruar bllokimi!
Alvi është 16 vjeç dhe jeton në Tiranë. Alvi thotë se përveç studimit dhe kryerjes së detyrave të shtëpisë, ai ka mësuar disa aftësi të reja – ai mësoi të gatuaj! Ai gjithashtu thotë se ai as që kishte menduar të bënte punët e shtëpisë, por zbuloi se ato janë vendimtare për çdo shtëpi. Alvi shprehet se është përkushtuar të bëjë punët e shtëpisë, jo vetëm derisa bllokimi të ketë mbaruar, por gjithmonë!
Këta dy të rinj tregojnë sa burra të mirë do të rriten për të qenë në të ardhmen!
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit në mes të rinjve/rejave në Ballkan” i implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me Act for Society Centre, i mbështetur nga Agjensioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe Oak Foundation.
#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation