Klubi “Bonu Burrë” përfundon levelin e parë të programit të Lidership-it në Prishtinë!

9 Mars, 2020 Lajmet

Mijëra të rinjë nga Kosova janë fuqizuar nga projekti “Iniciativa e Burrave të Rinjë” duke fituar njohuri dhe duke sfiduar qëndrimet në rrugën e tyre drejt moshës madhore.

Këtë vit, në partnership me GWY/YMCA krijuam kombinim mes projektit tonë dhe mes programit të famshëm Lidership. Të rinjtë dhe të rejat e Klubit Bonu Burrë përfunduan me sukses Modulin e Komunitetit në Shkurt 2020 – moduli i parë i programit Lidership.

Ata po bëhen të vetdijshëm dhe shembull për t’u ndjekur nga bashkëmoshatarët e tyre. Temat që ata i kanë prekur kanë qenë: barazia gjinore, dhuna, drogat, alkooli, ekstremizmi i dhunshëm dhe radikalizmi, kontracepsioni, prindërimi, pëlqimi dhe shumë të tjera. Të lartëpërmendurat janë shpërndarë nëpërmjet aktivititeteve që i mbajmë në shkollat e tyre, dhe jashtë, fushata të komunitetit, dhe fokus grupe ku pjesëmarrësit kanë qenë të rrethuar në një ambient edukativ, gjithëpërfshirës, dhe të sigurtë për t’i diskutuar këto shqetësime. Ky grup i klubit “Bonu Burrë” kanë marrë më të mirat e përmbajtjes së projektit për vite, megjithatë ata kanë treguar vullnetin e tyre për të diskutuar tema të tjera më thellësisht. YMCA është duke iu ofruar diqka të re dhe ndryshe për ta, duke krijuar një grup të vogël që takohen çdo javë dhe do të kalojnë në kurrikulën e programit të Lidership-it.

Organizata jonë punon me këtë program për 5 vite në qytete të tjera, dhe ka pasur një sukses të madh të realizimit të tij dhe poashtu prodhimin e liderëve të rinjë dhe vullnetarëve. Ky program është i dizajnuar me metodologjinë “bashkëmoshatarë për bashkëmoshatarë”. Përmban 5 module unike që quhen: Komuniteti, Realiteti, Ekipi, E ardhmja, dhe Bota. Çdo modul zgjat 3 muaj, përfshin sfida grupore dhe përmbajtja lidhet me titullin. Ky program e shëndrron të zakonshëm në të jashtëzakonshëm, duke iu zhvilluar pjesëmarrësve aftësitë e buta dhe punën në ekip,  mendimin kritik, ekspozimin ndaj koncepteve të reja, dhe më e rëmdësishmja iu mbjell vetbesimin si dhe ju ofron hapësirën ku mund të jenë vetvetja. Projekti monitorohet dhe ka kërkesa për pjesëmarrje me një numër minimal të mungesave. Ne nuk iu japim atyre thjeshtë qertifikata për t’i vendosur në CV, iu japim eksperienca dhe aktivitete që i përgatitim ata për përvojat e mëtutjeshme të jetës së tyre.

Ne kemi filluar të punojmë me këtë grup vitin e kaluar, dhe me 14 shkurt, ata e përfunduan me sukses Modulin e Komunitetit. Pjesëtarët ishin shumë krenar me arritjet e tyre dhe shumë të motivuar të vazhdojnë rrugëtimin për modulin tjetër. Çfarë i motivoi ata ishte struktura e projektit që është e dizajnuar pasi të përfundojnë levelin e dytë, të hapin grupet e tyre. Ata që janë të gatshëm të zhvillojnë më tutje aftësitë e tyre të udhëheqjes, hapin grupet e veta dhe i kalojnë këto aftësi të fituara tek bashkëmoshatarët.

Rezultati i deritanishëm, kemi një grup shumë të lidhur me njëri-tjetrin dhe të uritur për të mësuar dhe zbuluar më shumë në udhëtimin e përbashkët. Bleona, njëra nja pjesëmarrëset deklaroi se kanë krijuar një shoqëri shumë të lidhur dhe po e shijojnë, gjatë ceremonisë së çertifikimit.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Burrat dhe djemtë si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës dhe ekstremizmit në mes të rinjve/rejave në Ballkan” i implementuar nga CARE International Balkans në partneritet me YMCA në Kosovë,  i mbështetur nga Agjensioni Austriak për Bashkëpunim (ADA) dhe Oak Foundation.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Ky artikull u përgatit nga YMCA/ George Williams Youth Association në Kosovë

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023