“Klubi Bonu Burrë” në Kosovë shënoi Ditën e Diskriminimit Zero

6 Mars, 2020 Rajonale dhe Ndërkombtare

Klubi Bonu Burrë në Kosovë shënoi Ditën e Diskriminimit Zero më 1 Mars 2020 në qendër të Prishtinës dhe mblodhi të rinj/reja nga komunitete të ndryshme të Kosovës për të shprehur shqetësimet e tyre dhe format e diskriminimit nga përvoja të personale.

Dita e Diskriminimit Zero është një fushatë globale që promovon diversitetin, duke thirruar dhe rikujtuar dinjitetin dhe vlerën e barabartë të çdo qenie njerëzore, dhe duke u bërë thirrje shteteve që të largojnë ligjet dhe praktikat diskriminuese të bazuara në orientimin seksual, gjininë, përkatësinë etnike, nevoja të posaçme, ngjyrën e lëkurës, moshën, etj.

Tema e Ditës së Diskriminimit Zero për vitin 2020 ishte “Zero Diskriminimi ndaj Grave dhe Vajzave”. Prandaj, këtë vit ne shfrytëzuam këtë rast për të rritur ndërgjegjësimin mbi format e diskriminimit dhe praktikave diskriminuese që prekin ende jetën e komuniteteve jo-shumicë të Kosovës dhe anëtarëve/eve të komuniteteve të tjera , në veçanti gratë dhe vajzat.

Tema e këtij viti “Zero Diskriminimi ndaj Grave dhe Vajzave” nuk mund të jetë më e rëndësishme për Kosovën duke pasur parasysh diskriminimin në bazë gjinore që akoma shumë gra dhe vajza përjetojnë, veçanërisht ato nga segmentet më të prekshme nga shoqëria si nga komunitetet romë, ashkali dhe egjiptian dhe komunitetin LGBTQI +.

Kështu, së bashku me partnerët tanë Care International në Ballkan, Koalicionin K10 dhe me mbështetjen e UNFPA-së në Kosovë, Agjencisë Austriake të Zhvillimit (ADA) dhe Fondacionit Oak, ne organizuam një aksion rrugor në qendër të Prishtinës për të shënuar këtë ditë.

Pjesë e këtij aksioni në rrugë ishte “Piramida e Diskriminimit”, e cila mblodhi shumë të rinj/reja nga të gjitha komunitetet në Kosovë, të cilët shkruanin mesazhe në piramidë kundër të gjitha formave të diskriminimit me të cilat përballen në baza ditore.

“Kur më pyetën në një intervistë pune për martesën dhe planet e fëmijëve”, “kur m’u mohua e drejta e shprehjes së lirë”, “ngjyra e lëkurës”, “diskriminimi gjinor në vendin e punës dhe diskriminimi në paga”, “diskriminimi gjuhësor”, “diskriminimi mbi moshën”, “orientimi seksual”, “të drejta pronësore”, ishin vetëm disa nga frazat e shkruara në këtë piramidë. Këto fraza pasqyrojnë shumë mirë situatën e formave të diskriminimit në komunitetin dhe shoqërinë tonë. 

Prandaj, ajo tregon edhe punën që duhet të bëjmë për të arritur një shoqëri të barabartë dhe ku të drejtat e secilit mbrohen pavarësisht nga identiteti i tyre.

Shumë qytetarë u bashkuan me ne dhe ky aksion u mbulua edhe nga televizionet kryesore dhe lajmet qendrore si dhe u mblodhëm së bashku që t’i themi jo diskriminimit dhe iu bashkuam këtij manifesti të rëndësishëm botëror.

Ky projekt implementohet nga SIT si anëtar i K10, me mbështetjen e UNFPA Kosovës. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Burra dhe djem si partnerë në promovimin e barazisë gjinore dhe parandalimin e dhunës së të rinjve dhe ekstremizmit në Ballkan” i implementuar nga CARE International Ballkan në partneritet me SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime dhe YMCA në Kosovë e mbështetur nga Agjensia Austriake e Zhvillimit (ADA) dhe Fondacioni Oak.

#YMI #CareInternational #CARE #ProgramY #ProgramE #SvicarskauBiH #AustrianDevelopmentAgency #OakFoundation

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023