17 Nëntor, 2020

Iniciativa e Burrave të Rinj – Thirrje për ndryshim në Ballkanin Perëndimor

Iniciativa e Burrave të Rinj
Thirrje për ndryshim në Ballkanin Perëndimor

Hyrje

Lëvizja “E Ardhmja për Rininë” e Iniciativës së Burrave të Rinj  synon të sjellë zëra të llojllojshëm të shoqërisë civile, grupeve joformale të qytetarëve, prindër, mësimdhënës/e dhe akterë të tjerë të interesuar rreth të njëjtit qëllim për të adresuar dhe avokuar për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, aftësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor në shkolla në të gjithë Ballkanin.

Kjo kërkon një qasje sistematike dhe innovative dhe një angazhim të fortë nga të gjithë njerëzit të qëndrojnë bashkë dhe të punojnë për shoqëri positive dhe paqësore për të rinjtë/rejat në Ballkanin Perëndimor. Përpos veprimtarisë regjionale dhe kombëtare dhe palëve të tjera të interest, ne kemi nevojë për akterë të komunitetit dhe një angazhimi kolektiv që të arrijmë ndryshime të qëndrueshme për të ardhmen.

Iniciativa e Burrave të Rinj (YMI) është një platformë e organizatave e thirrur nga CARE International në Ballkan. Kjo platformë filloi si një projekt në vitin 2006 dhe tani implementohet në Bosnje dhe Herzegovinë (BiH), Serbi, Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri. Kjo iniciativë bazohet në përpjekjet gjithëpërfshirëse dhe programatike të CARE për të parandaluar dhunën ndërpersonale dhe me bazë gjinore, si dhe për të promovuar barazinë gjinore në rajon. Për më shumë se një dekadë, YMI ka synuar për të rinjtë/rejat për të ndërtuar njohuritë dhe qëndrimet e tyre në lidhje me barazinë gjinore, dhunën dhe mënyrat e shëndetshme të jetesës dhe për të ulur nivelet e të gjitha llojeve të dhunës. Që nga fillimi, mbi 100 000 nxënës/e të shkollave të mesme nga 130 komunitete morën pjesë në programet e Edukimit të Shkathtësive të Jetës që CARE zbatoi në bashkëpunim me partnerët lokalë. Gjatë viteve, ne kemi bashkëpunuar me shumë akterë të interesuar dhe kemi kuptuar se ekziston një nevojë e dukshme për të filluar një qasje të përbashkët ndaj kësaj teme të ndjeshme në Ballkan.

Partnerët e CARE kanë prezantuar metodologjinë e Programit Y në shkollat e gjithë regjionit dhe akreditoi këtë program në nga ministritë përkatëse të edukimit në BiH, Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, duke u nisur nga qëllimi i metodologjisë së programit Y për parandalim të dhunës dhe problemeve të tjera shoqërore, barazinë gjinore, të drejtat e njeriut, edukimit shëndetësor dhe promovimin e rritjes personale dhe shoqërore si një ndër komponentët e Edukimit të Aftësisë Jetësore në shkolla.

Nxënësit/et pjesëmarrës/e në Programin Y tregojnë ndryshime pozitive (10-20% mesatarisht) në qëndrimet e tyre mbi dhunën me bazë gjinore dhe dhunën ndërnjerëzore mes të rinjve/rejave që kishin marrë pjesë në program. Hulumtimi ynë rajonal në qershor të vitit 2019 tregoi se 93% e njerëzve mendojnë se edukimi për aftësitë jetësore është i nevojshëm për të rinjtë/rejat dhe 90% e tyre janë të gatshëm ta mbështesin atë. Të anketuarit shohin parandalimin e dhunës dhe promovimin e komunikimit jo të dhunshëm si çështjet më të rëndësishme që kanë nevojë për adresim ose fokus ose vëmendje të menjëhershme.

Qasja jonë bazohet në adresimin e pabarazisë gjinore dhe promovimin e stilit të jetesës së shëndetshme në atë mënyrë që lejon djemtë dhe vajzat dhe burrat e rinj dhe gratë e reja të arrijnë potencialin e tyre të plotë në udhëtimin e tyre drejt moshës së rritur. Në shoqëritë ku barazia gjinore është më e përhapur, përfitimet për burrat dhe gratë shihen përmes marrëdhënieve më të barabarta, rezultateve më të mira shëndetësore për burrat dhe të drejtave më të mëdha të njeriut për të gjithë qytetarët.

Kush janë partnerët tanë?

Që nga fillimi, YMI është duke u implementuar nga CARE dhe partnerët lokalë – organizata rinore në regjion. Përgjatë viteve, këta partnerë janë bërë qendra burimore dhe aktërët më të rëndësishëm për promovimin e angazhimit të burrave dhe djemve në parandalimin e dhunës dhe promovimin e barazisë gjinore. Partnerët kryesor të CARE janë: Status M në Zagreb, Center E8 në Beograd, Smart Kolektiv në Beograd, Instituti Perpetuum Mobile në Banja Llukë, Youth Power në Mostar, Sinergjia nga Mitrovica e Veriut, SIT – Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime në Prishtinë, YMCA në Prishtinë dhe Qendra Act for Society në Tiranë. 

Ëe ëant to partner ëith all ëell-intentioned, dedicated and like-minded individuals, organisations and institutions, in particular youth and their parents, teachers, peer educators, sports- and social ëorkers as ëell as pedagogues, psychologists, activists and members of the academia ëho share the same values and a vision, on hoë to achieve a better, just and equal society.

Ne duam të bëjmë partneritet me të gjithë individët, organizatat dhe institucionet me qëllim të mirë, të përkushtuar dhe të një mendjeje, në veçanti të rinjtë/rejat dhe prindërit e tyre, mësimdhënësit/et, edukatorët/et bashkëmoshatarë/e, punëtoret/et sportistë/e dhe punëtorët/et social/e, pedagogët/et, psikologët/et, aktivistët/et dhe anëtarët/et e akademive që kanë të njejtat vlera dhe një vision, se si të arrihet një shoqëri më e mirë, e drejtë dhe e barabartë për të gjithë/a.

Deklarata e Lëvizjes
“E Ardhmja për Rininë”

Momentumi për një ndryshim në Ballkan ka ardhur dhe ne duhet të bashkojmë përpjekjet dhe përvojën tonë në krijimin e një Lëvizje Sociale që synon adresimin e parandalimit të dhunës, barazisë gjinore, edukimit të aftësive jetësore dhe promovimit të stilit të jetës së shëndetshme tek të rinjtë/rejat në të gjithë Ballkanin. 

Lëvizja “E Ardhmja për Rininë” e Iniciativës së Burrave të Rinj synon të sjellë zëra të llojllojshëm të shoqërisë civile, grupeve joformale të qytetarëve, prindër, mësimdhënës/e dhe akterë të tjerë të interesuar rreth të njëjtit qëllim për të adresuar dhe avokuar për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, aftësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor në shkolla në të gjithë Ballkanin. 

NDRYSHIMI QË NE DUAM TA SHOHIM:

  • Programet për Edukimin e Aftësive Jetësore, siç është programi Y duhet të jetë i obligueshëm në kurrikulat mësimore në edukimin formal;
  • Platforma “E Ardhmja për Rininë” duhet të bëhet qendër burime për Edukimin e Aftësive Jetësore dhe të shërbej si qendër e avokimit për fuqizimin e anëtarëve për të shkëmbyer përvoja dhe për të ndërmarrë veprime kolektive në nivelin lokal, kombëtar dhe rajonal;
  • Komunitetet e fuqizuara veprojnë si agjentë afatgjatë të ndryshimit për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, aftësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor në shkolla;
  • Ndryshohen qëndrimet për parandalimin e dhunës, barazinë gjinore, aftësitë jetësore dhe edukimin shëndetësor tek të rinjtë/rejat në Ballkan;

VLERAT TONA

Barazia – ne besojmë se ndryshimet duhet të respektohen dhe të dëgjohen dhe secili person duhet të vlerësohet nga kontributet e tij unike në çdo shoqëri.

Diversiteti – ne aplikojmë qasje të ndryshme në punën me mjedise të ndryshme, por përpiqemi drejt të njëjtave qëllime.

Inovacioni & Kreativiteti – Ne sfidojmë veten dhe njerëzit përreth nesh duke përdorur të menduarit “jashtë kutisë” për të arritur rezultatet më të mira dhe qëllimin tonë përfundimtar.

Solidariteti – Koalicioni ynë është i bazuar në partneritet të fortë midis shumë aktorëve, ku ne ushqejmë respekt dhe tolerancë.

Transparenca & Llogaridhënia – Ne besojmë fuqimisht në ndryshimin që duam të bëjmë, të udhëhequr nga shembujt tanë dhe bazuar në transparencën dhe angazhimin e lartë ndaj qasjeve tona.

Lidershipi Rinor – Aktivitetet tona janë bërë nga të rinjtë/rejat për të rininë dhe ne besojmë fuqishëm se rinisë duhet t’u jepet një shans të sjellin inovacion, të krijojnë zgjidhje dhe të sfidojnë botën përreth nesh.

  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva