Metodologjia

Iniciativa për Burrat e Rinj (YMI) punon mbi një kuadër pune miqësor për të rinjtë si dhe për nxitjen e rezultteve pozitive në jetën e të rinjve.

Ne përdorim përkufimizin e mëposhtëm në përcaktimin e punës së të rinjve:

“Zhvillimi personal dhe social i të rinjve dhe përfshirja sociale e tyre.”

Një objektiv tjetër i punës sonë me të rinjtë është:

“Të punojmë me të rinjtë për të lehtësuar zhvillimin e tyre personal, social dhe arsimor dhe t’u mundësojmë atyre të fitojnë zë, ndikim dhe vend në shoqëri në një periudhë tranzicioni të tyre nga varësia nga pavarësia.”

Parimet e punës me të rinjve

Ne besojmë se parimet e mëposhtme duhet të udhëheqin punën tonë me të rinjtë:

Respekt për të rinjtë

  • Dëgjoni të rinjtë
  • Angazhimi i tyre në dialog
  • Të mësojmë prej tyre
  • T’u japim vlerë pikëpamjeve të të rinjve
  • Pranimi se të rinjtë mund të kenë një perspektivë të ndryshme nga grupmoshat e tjera
  • Respekti i individualitetit … refuzimi nga etiketat negative
  • Njohja e të drejtave të të rinjve për liri dhe barazi dhe për t’u trajtuar me dinjitet
  • Nxitja e imazheve pozitive dhe mundësive për të rinjtë
  • Sfidoni stereotipet negative të të rinjve
  • Ji i hapur dhe i ndershëm me të rinjtë

Pjesëmarrja vullnetare

  • Lejo që të rinjtë të zgjedhin për të marrë pjesë
  • Krijo mjedise mikpritëse dhe aktivitete pozitive
  • I mbani të rinj të informuar rreth mundësive dhe burimeve
  • Jepni mundësi për të rinjtë që të marrin përgjegjësinë për zgjedhje dhe vendime në jetën e tyre
  • Lejoni të rinjtë të kenë një zë, të marrin pjesë në marrjen e vendimeve dhe të adresojnë çështjet që i prekin ato

Anti-shtypës

  • Njohja që puna me të rinjtë është në të mirë të të gjithë të rinjve dhe veçanërisht për ata të rinj që i rrezikohen të drejtat e njeriut
  • Shih punën e rinisë si një mundësi për ndryshim dhe sfidë për status quo
  • Merrni hapa pozitiv për të adresuar shtypjen dhe efektet e shtypjes
  • Respektooni dallimet dhe ndërtoni ura lidhëse midis grupeve dhe individëve të ndryshëm
  • Informoni të tjerët rreth gjuhës shtypëse, qëndrimeve, praktikave dhe strukturave

Konfidencialiteti

  • Pranimi faktit se të rinjtë mund të ndajnë informacione me punonjësit e rinisë që ata nuk janë të gatshëm t’u tregojnë të tjerëve
  • Përpara se të punoni me të rinjtë shpjegoni atyre limitet e konfidencialitetit, sidomos në ato raste ku kërkohet ndërhyrje e mëtejshme

Etika në punë

  • Gjithmonë kërkoni mundësi për të përmirësuar punën
  • Jini të besueshëm
  • Ruajtja e vlerave dhe parimeve të punës së të rinjve
  • Kategori

  • Postime Së Fundi

  • Arkiva