Puna me të rinjtë

Djemtë e rinj në vendet e Ballkanit, si ata në përfundim të adoleshencës apo ata në zhvillim e sipër, demonstrojne shumë rreziqe dhe përjetojnë sfida të ndryshme gjatë jetës së tyre. Kjo është një fazë kritike dhe shumë e rëndësishme për zhvillimin e tyre, vecanërisht në lidhje me ndikimet dhe lidhjet shoqërore dhë të bashkëmoshatarëve që krijojnë. Të rinjtë në këtë moshë testojnë dhe formulojnë qëndrimet dhe sjelljet e tyre rreth burrërisë bazuar në këto ndikime. Tensionet rajonale dhe kriza ekonomike përkeqësojnë situatën dhe shtojnë një pasiguri mbi të ardhmen për djemtë në përgjithësi. Për shumë prej tyre, gjatë përditshmërisë ata hasin dhunë, duke përjetuar atë në të dyja rastet, si në rastin e viktimës ashtu dhe në atë të dhunuesit. Përveç kësaj, shumë prej tyre mbajnë qëndrime dhe sjellje jo të barabarta rreth gjinisë, të cilat ndikojnë në marrëdhëniet e tyre dhe i vendos ata në rreziqe më të mëdha për jetesën jo të shëndetshme. Rajoni vazhdon të ballafaqohet me dhunën e të rinjve, nga nacionalistët dhe politikat që lidhen me gjininë dhe homofobinë, deri në bullizëm. Shoqëritë patriarkale ndikohen shumë nga institucionet fetare. Elitat politike dhe mediat vazhdojnë të promovojnë një version të sëmurë të maskulinitetit për meshkujt e rinj – shpesh me pasoja negative për vajzat dhe gratë në të gjithë rajonin.

Që nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë dhe luftërat që shkatërruan rajonin, një kulturë e dhunës është bërë pjesë e përvojave të jetës së përditshme për shumë të rinj brenda Ballkanit Perëndimor. Rinia është veçanërisht në rrezik për të përjetuar dhunë brenda shtëpive të tyre dhe nga bashkëmoshatarët, dhe dhuna e kryer nga adoleshentët duket të jetë në rritje. Në një raport nga UNICEF Serbia dhe Mali i Zi, një studim raportoi se çdo fëmijë ka qenë i ekspozuar të paktën një herë në një formë të dhunës dhe se dhuna e bashkëmoshatarëve ishte një nga format më të zakonshme të abuzimit.

  • Raportimet e mediave mbi dhunën midis të rinjve janë në rritje. Djemtë po hasim bullizëm në ambjentet e shkollave, si dhe në mjedise të tjera kulturore dhe arsimore (psh: klube rinore, evente sportive etj)
  • Një studim i kohëve të fundit i dhunës së adoleshentëve në Kroaci tregon se më shumë se dy të tretat e adoleshentëve të moshës 16-19 vjeç raportuan se përjetonin një formë sjelljeje të dhunës nga partneri i tyre dhe pak më pak se gjysma e të anketuarve deklaruan se ishin më së paku të dhunshëm një herë në drejtim të partnerit të tyre.
  • Një studim i kohëve të fundit i kryer në familje, realizuar me 2000 gra dhe burra të moshës 19-60 vjeç në Kroaci tregoi në mënyrë të ngjashme shkallët e larta të dëshmitarëve dhe përjetimit të dhunës në shtëpinë e tyre të origjinës: 65% e burrave të intervistuar në sondazh raportuan se u goditën me shuplakë si fëmijë; 16% e meshkujve raportuan se dëshmonin dhunën nga një burrë kundër nënave të tyre në familjet e tyre. Në të njëjtin studim, 29% e meshkujve thanë se pësuan dhunë nga një mësues në shkollë, 77% për qind thanë se ishin ngacmuar ose në shkollën ose në lagjen e tyre në rritje dhe 64% thanë se kishin prekur, gjëra për vajzat kur ishin në rritje.
  • Tendecat te tilla gjithnjë e në rritje ofrojnë një ofrojnë një kontekst shqetësues dhe sfidues për të rinjtë pasi ata vendosin se cilat janë normat, qëndrimet dhe sjelljet e përshtatshme për veten dhe bashkëmoshatarët e tyre. Për më tepër, këta djem përfaqësojnë gjeneratën e parë të lindur menjëherë pas shpërbërjës së Jugosllavisë dhe po jetojnë në një kohë të trazuar të rimëkëmbjes pas konfliktit në të cilën janë të dukshme qëndrimet në lidhje me gjininë dhe versionet e militarizuara të maskulinitetit. Duke pasur parasysh shqetësimin në rritje në rajon – ku duken shfaqjet e dhunës gjinore dhe kolegëve – është e domosdoshme që shoqëria civile dhe qeveritë të kuptojnë më shumë për normat gjinore, qëndrimet dhe sjelljet që lidhen me aktivitetin seksual dhe dhunën mes të rinjve, si dhe në qasjet e ndërhyrjes që mund të adresojnë në mënyrë efektive këto çështje.

Krijimi i nje nevoje për ndërhyrje tek Djemtë e Rinj

Me të dhëna të kufizuara në dispoziocion për përvojën aktuale të të rinjve në Ballkan, nxitja kryesore e “Young Men Initiative” (YMI) nisi nga nje ushtrim Nxënie dhe Aktivizimi (Participatory Learning and Action-PLA) zhvilluar me disa të rinj në Prill 2007, dhe gjithashtu nga eksperincat dhe të dhënat e partnerëve tanë në katër shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Bosnja Hercegovina, Kroacia, Mal i Zi dhe Serbia. Ky aktivitet na mundësoi informacione të nevojshme për të krijuar një vlerësim të mjedisit dhe për të krijuar një strategji ndërhyrje.

Të rinjtë identifikuan disa karakteristika kyçe të mashkullit “ideal”, këto karakteristika përfshinin:

  1. Forcën fizike
  2. Mbrojtjen e nderit
  3. Mos-lëkundja në argumente
  4. Karakteri i fortë
  5. Të qënit i suksesshëm në çdo gjë
  6. Pjesëmarrja në aktivitete mashkullore (të pirit dhe sportet)
  7. Të qënurit aktiv seksualisht
  8. Mos të pasur frik si vajzat
  9. Të qënit heteroseksual

Të rinjtë në të katër vendet identifikuan familjen dhe shkollën si dy hapësira më të forta sociale që ndikojnë në maskulinitetin. Brenda këtyre hapësirave, të rinjtë ndikohen fuqishëm nga prindërit, vëllezërit e motrat dhe grupet e shokëve. Bashkëmoshatarët janë veçanërisht të rëndësishëm në formësimin e sensit të një të mashkulli të ri të atyre që “duhet të bëjë” dhe atyre që “s’duhet të bëjë” që të quhet burrë.

Të rinjtë renditën dhe kategorizuan llojet e dhunës në dhunë fizike, psikologjike (emocionale) dhe seksuale. Dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëve duket të jetë më e përhapura, me numrin më të madh të rasteve në shkollë, në rrugë ose në vende të tjera publike. Shumë të rinj presin që bashkëmoshatarët e tyre të bashkohen në zënka për të mbajtur besnikëri ndaj individit ose grupit. Dhuna ndaj pakicave seksuale, sidomos homoseksualëve, u përmend gjerësisht me ndjenjat e përgjithshme se viktimat meritonin dhunën.

Në çështjen e marrëdhënieve të pushtetit, shumica e të rinjve ndjenin nevojën për të ruajtur autoritetin mbi gratë, edhe pse disa theksuan fuqinë e përbashkët. Të rinjtë pothuajse njëzëri kundërshtuan përdorimin e dhunës ndaj grave dhe thanë se kjo nuk ishte pothuajse kurrë e justifikuar, me justifikimin se gratë janë më të dobëta. Në të njëjtën kohë, duke goditur, ose ndryshe “disiplinuar” një grua nuk është perceptuar gjithmonë si dhunë. Një forcë e tillë është portretizuar më shpesh si një mjet i fundit për të kontrollur gratë kur ato nuk janë përgjigjur “pozitivsht” menyrave të tjera nga ana e burrave.

Lidhur me shkaqet kryesore të dhunës, të rinjtë identifikuan si më poshtë: ekspozimin ndaj dhunës në familje; ekspozimi ndaj dhunës në media; ndjenjat individuale të pamjaftueshmërisë; stresin lidhur me sigurinë ekonomike dhe vendet e punës; alkooli dhe droga si katalizator; dhe pritjet e maskulinitetit.

Kur u pyetën se cilat janë disa nga arsyet që eleminojnë dhunën, të rinjtë treguan si më poshtë: fitimin e maturisë dhe vetëkontrollit, dhe njohjen e pasojave; duke marrë përgjigje verbale dhe përmbajtje duke treguar forcë më të madhe; dhe që kanë kufij për të nxitur vetëkontrollin. Kur u pyetën për pasojat e mos përdorimit të dhunës prej tyre, shumë të rinj thanë se prisnin që të përjetonin më shumë dhunë si pasojë, veçanërisht midis bashkëmoshatarëve.

Përveç përqëndrimit të saj në dhunë, YMI ka si qëllim dhe përmirësimin e rezultateve të shëndetit seksual dhe riprodhues. Hulumtimet e fundit në katër shtete të Ballkanit Perëndimor tregojnë se ndërsa përdorimi i kondomit në seksin e parë është relativisht i lartë (73.7% për djemtë), përdorimi konsistent i kondomit është më pak i zakonshëm dhe qasja në forma të tjera të kontracepsionit dhe informacioni i SST është i ulët.

Për të kontribuar më tej në kuptimin e situatës së gjinisë, seksualitetit dhe dhunës në rajon, CARE-NË Balkans gjithashtu mbështeti Qendrën për Arsim, Këshillim dhe Hulumtim (CESI) për të punuar me ICRW për zbatimin e Anketës Ndërkombëtare të Burrave dhe Barazisë Gjinore (IMAGES) në Kroaci. Duke përdorur një mostër familjare prej 500 grave dhe 1500 burrave të moshave 19-60, studimi ofroi dëshmi të mëtejshme dhe njohuri për mbështetjen për normat e pabarabarta gjinore. Ndër të tjera, hulumtimi zbuloi se gati 30% e meshkujve thanë se kishin përdorur ndonjëherë ndonjë formë të dhunës fizike ndaj një partneri femëror, 11 %e burrave raportuan se kishin marrëdhënie seksuale me një punëtor seksi dhe 17% ishin përfshirë në një luftë duke përdorur një armë të ftohtë ose armë zjarri. Siç u përmend më herët, shumica e meshkujve raportuan se kishin përjetuar një lloj dhune nga bashkëmoshatarët, në shtëpi ose në shkollat e tyre. Këto të dhëna, si dhe gjetjet e PLA, shërbejnë për të nxjerrë në pah kontekstin e dhunës dhe normat e pabarazisë gjinore që janë mbizotëruese në rajon.

Ndërtimi i bazës informuese për burrat e rinj në Ballkanin Perëndimor

Pamja që del nga të dhënat e YMI nxjerr në pah disa çështje prioritare për këta të rinj:

Të rinjtë po rrisin aktivitetin e tyre seksual brenda kësaj periudhe moshe, por kanë kuptim të kufizuar të shëndetit seksual dhe riprodhues; 
Ndërsa përdorimi i kondomit në seksin e parë është relativisht i lartë (krahasuar me të rinjtë në vende të tjera), ekziston nevoja për të rritur përdorimin konsistent të prezervativëve;
Shumica e të rinjve janë të angazhuar në sjellje të ndryshme të rrezikshme për shëndetin e tyre, duke përfshirë pirjen e duhanit, pirjen e alkoolit dhe, në një masë më të vogël, duke përdorur drogë (kryesisht marihuanë). Përveç kryerjes së rreziqeve të tyre, sjellje të tilla mund të jenë një faktor në dhunën me bazë gjinore dhe shpesh bëhet pjesë e një “kulture” të bashkëmoshatarëve;

Më konkretisht, ka një lidhje të fortë midis alkolit dhe sjelljeve te dhunshme, dhe që shpesh herë lidhen me një kulturë specifike të maskulinitetit.

Dhuna ndërmjet bashkëmoshatarëe është një shqetësim dhe për vetë këta djem të rinj, qoftë dhe si individë apo dhe pjesëtarë bandash. Është shumë e qartë që të rinjtë kërkojnë mbështetjen e njëri tjetrit në zënka, dhe duke u përfshirë në zënka apo sherret e shokve të tjerë për të treguar mbështetjen ndaj tyre. Këto të dhëna tregojne shumë qartë sfidat dhe nevojat për të ndërhyrë në këtë kulturë të adoleshentëve (dhe në një spektër më të gjerë të shkaqeve që shkaktojnë këtë kulturë), në vend se të fokusohen vetëm tek djemtë e rinj. 
Dhuna ndaj grave është e ulët, por mund të rritet kur të rinjtë të fitojnw përvojë seksuale dhe të hyjnë në lloje të ndryshme të marrëdhënieve. Sidoqoftë, mbështetja për dhunën ndaj grave është relativisht e lartë, veçanërisht kur sjellja e grave shihet si ndikimi i meshkujve. Përsëri, kjo sugjeron përhapjen dhe sfidën e ndryshimit të këtyre normave rreth nderit mashkullor.

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023