CARE International në Ballkan

CARE International ka nisur aktivitetin e saj ne Ballkan që prej vitit 1992. Që në ditët e para, programi i CARE është zgjeruar dhe përpunuar për të plotësuar nevojat në ndryshim të popullatës më vulnerabël të rajonit. Misioni i CARE ishte të kontribuonte në rimëkëmbjen e pas luftës dhe në zhvillimin socio-ekonomik në shtetet e ish-Jugosllavisë.

CARE në Ballkan tani përbëhet nga tre zyra programesh të bazuara në Sarajevë (NW Balkans), Beograd dhe Prishtinë. Zyra e programit CARE në Sarajevë menaxhon programe të vogla të lidhura me Banja Luka, Srebrenica (Bosnja dhe Hercegovina), Zagreb (Kroaci) dhe vëzhgon disa projekte që përfshijnë partnerë lokale në Mal të Zi. CARE po punon nën një model ndërveprimi që kërkon partneritet më të madh me organizata lokale të shoqërisë civile, rrjetet e OJQ-ve dhe qeveritë.

CARE në Ballkan NW është fokusuar në objektivat strategjikë si në vijim:

  • Forcimi i proceseve që mbështesin kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre të origjinës, ose për të ofruar zgjidhje alternative për problemin e jetesës së qëndrueshme për njerëzit e prekur nga lufta.
  • Përmirësimi i askesit nga anëtarët më vulnerabël dhe më pak të favorizuar të shoqërisë në nivelet minimale të mbrojtjes sociale dhe të drejtës.
  • Rritja efikasitit të shoqërisë civile, në adresimin e problematikave të shoqërisë, në çështje që lidhen me përfshirjen sociale.
  • Zhvillimi i mundësive të qëndrueshme ekonomike dhe përmirësimi i mirëqenies sociale.

Sot, zyrat e programeve të CARE kanë adoptuar një model qasjeje, i fokusuar në dy fusha kyçe:

  • Programi i Barazisë gjinore
  • Programi i përfshirjes socio-ekonomike

Më shumë informacion mbi programet dhe strategjitë e CARE, mjafton të klikoni në secilin program.

CARE ka përfaqësitë e saj në Sarajevë, Zagreb, Banja Luka, Prishtinë and Beograd.

Supported by

© Young Men Initiative - All rights reserved - 2023